Taulant Ndriçim Balla efektiv i komisariatit të policisë nr 1 Tiranë, është arrestuar sot nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë.
Arrestimi i policit është bërë pas një hetimi një mujor. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij u gjetën dy armë automatike si dhe një sasi e konsiderueshme të municioneve luftarake.
Ndaj këtij punonjësi policie kishte informacione që herë pas here gjuante me armë zjarri automatike në ajër duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të arrestuarit.
Efektivi do të japë llogari për veprën penale të ushtruar, jashtë detyrës.