Agron Mehmeti është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës. 49-vjeçari i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të fëmijëve në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës, ka vendosur që të shkojë vetë në ambientet e komisaritatit e të dorëzohet.
Ditën e djeshme, ky person terrorizoi zonën pasi qëlloi me armë zjarri ndaj disa fëmijëve që ishin duke luajtur. Shënjestra e tij ishte një 13-vjeçar, pasi ky i fundit ka qenë i përfshirë në një sherr me fëmijën e tij.