Edhe këtë herë nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar nga incidente me armët. Një 16-vjeçar humbi jetën në Kurbin si pasojë e një plumbi qorr në kokë, ndërsa kishte hipur në tarracë për të ndezur fishekzjarre.
Me armë zjarri kanë qëlluar edhe shumë të tjerë, ndërsa policia vijon masat ndëshkuese.
Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit nën akuzën se ka prishur qetësinë publike duke qëlluar me armë zjarri në ajër.
Burimet policore bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale A.D., 35 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Patos.