Gjatë një fjalimi të presidentit francez, Francois Hollande, snajperi i një polici ka qëlluar duke plagosur dy persona.
Plumbi erdhi nga arma e agjentit të sigurisë, i vendosur sipër çatisë së një godine dhe për pasojë dy persona u plagosën në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Villognon, në perëndim të Francës dhe në videot e publikuara dëgjohet krisma dhe presidenti detyrohet të ndërpresë për disa sekonda fjalimin.