Një 30-vjeçar është vrarë me thikë gjatë mbrëmjes së 11 tetorit 2018. Ngjarja e rëndë u shënua në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat.
I riu Olti Hajdari ishte duke shkuar për në banesë në momentin kur te dera e shtëpisë në një rrugicë është ndaluar nga një 25-vjeçar, i cili pas sherrit e ka qëlluar disa herë me thikë duke e lënë të plagosur.
I riu është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim shtetasin M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.