Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmë në një lagje të kryeqytetit grek, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur, autoritetet greke bëjnë me dije se ishte duke ecur në rrugë në momentin kur dy persona me një motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar dy herë në gjoks.
Bazuar te informacionet nga policia dyshohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh, ndërsa vijojnë kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e plagosjes. Ndërkohë që shqiptari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë në spital në Athinë.
http://www.balkanweb.com/site/qellohet-me-arme-nga-nje-makine-shqiptari-ne-athine-largohen-autoret/