Që nga shtatori do të shihni gjyshe pensioniste që u dhurojnë mijra Euro gjyqtarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Që nga shtatori do të shihni gjyshe pensioniste që u dhurojnë mijra Euro gjyqtarëve

11:57 | 22/08/2017
në Opinion
0

Nga Spartak Ngjela

Që nga shtatori e mbrapa shqiptarët do të shohin se në çfarë vobegtësi intelektuale janë gjyqtarët e tyre, dhe sa të paskrupullt kanë qenë në shitjen e drejtësisë. Më pas do të shohin dhe qorrollepsjen e korrupsionit të lartë politik.

Po, si paraqitet tani ky korrupsion në të dyja krahët- në drejtësi dhe në qeverisje?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

l. Do të shihni:

Gjyshe pensioniste që dhurojnë mijra Euro gjyqtarëve.

Kunata dhe kunetër, tezë halla e xhaxhallarë që jetojnë me të keq, pa shtëpi për vetë, por që iu dhurojnë dhjetra mijë Euro gjyqtarëve që këta të paguajnë menjëherë kredinë e shtëpisë, ose të justifikojnë kostot.

Gjyqtarë që kanë tre dhe katër apartamente të lëshuar me qira, se kuptohet që janë paguar me apartamente nga kompanitë e ndërtimit që kanë blerë gjyqet.

Gjyqtarë, gjyqtare dhe gra gjyqtrësh e burra gjyqtaresh që qarkullojnë miliona lekë, sapo burri apo gruaja është emëruar gjyqtar apo gjyqtare.

Janë sot të gjithë të kapur, dhe e kanë shpresën te politika e lartë e korruptuar, se thonë me njëri – tjetrin: “asnjë nga liderët politikë nuk është i pakorruptuar: ata bëjnë sikur, prandaj rrini të qetë, se ne kemi apartamente dhe dhjetra mijra Euro, kurse ata kanë pallate, fabrika dhe miliona Euro”. 

Por edhe gomari kështu thosh kur e hante ujku: “jam në ëndërr”.

Pse ju o të shitur, që as juristë s’keni qenë, vërtet mendoni ende se do t’iu shpëtojnë të ngjashmit tuaj të politikës së lartë? Po këta kush do t’i shpëtojë?

ll.
Korrupsioni është sigurisht një fenomen i përgjithshëm sot ne Shqipëri. Por koha e solli që, ata që kanë dhënë paratë për të ndihmuar shqiptarët, duan të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre.

Këta nuk janë shtete dosido, ata janë aleatët perëndimorë të Shqipërisë: këta e kanë provuar korrupsionin e politikës shqiptare, i kanë gjetur dhe i kanë kalkuluar sa para u janë grabitur shqiptarëve nga ata që duhej t’i qeverisnin, dhe tani do t’i detyrojnë t’i kthejnë.

Ky në fakt është një ekuacion shumë i thjeshtë për tu zgjidhur, se korrupsioni nuk ka më forcë, i ka bërë të gjitha llojet e përvetësimit, por, tani ka humbur luftën me ligjin, prandaj duhet të kthejë paratë.

Dhe mos t’ju duket kjo fare një gjë e vështirë, se kjo tani është kryer.
Do ta shihni…

lll.

Çfarë pritet të ndodhë me korrupsionin e niveleve të larta të politikës?

Këto qarqe drejtuese u treguan jo vetëm të papërgjegjshme në qeverisjet e tyre, por dhe krejt naivë dhe me intelekt të ulët atëherë kur e panë se forca ndërkombëtare i kapi duke iu gjetur dhe kalkuluar paratë që kanë marrë në 25 vjet qeverisje.

Të gjithë bashkë kanë përvetësuar rreth 5 miliardë Euro.

Në fakt ky është sekreti: ata që i kanë dhënë gjithsej Shqipërisë 20 miliardë Euro ndihmë, shohin që pesë miliardë i kanë marrë qeverisësit e shqiptarëve.

Sigurisht që ky është një turp historik.

lV.
Kjo klasë politike kurrë nuk e kuptoi në 25 vjet që personaliteti i një shteti modern demokratik është drejtësia.

Makutëria e njeriut të varfër që vinte nga tirania dhe vobegtësia shoqërore, të imponuara nga patologjia Hoxha, por që doli në qeverisje, kurrë nuk e la gjëndjen që të vendoste drejtësinë në Shqipëri.

Por ka dhe diçka: këta njërëz pa personalitet, jo vetëm nuk kanë ditur të qeverisin, por nuk kanë njohur as politikën e Perëndimit dhe as se çdo të thotë të angazhohesh politikisht me Perëndimin. Se ndryshe nuk mund të lëshoheshin si të babëzitur për të dhunuar materialisht popullin e tyre, në një kohë kur aderonin në organizmat kryesorë të botës perëndimore.

Ej, zotërinj! Perëndim do të thotë ligj; dhe ju keni përvetësuar paratë e taksapaguesve amerikanë, gjermanë, francezë, anglezë dhe italianë.  Duhet t’i ktheni tani, se vetë këta jua kanë gjetur.

Enver Hoxha nuk hynte politikisht kurrë në strukturat perëndimore, sepse e dinte që ato struktura nuk do t’ia pranonin kurrë atë shtypje antinjerëzore kundrejt shqiptarëve. Prandaj u vetëizolua, dhe tha: “Shqipëria është në bllokadë”.

Kurse këta të sotmit, nuk e dinin fare këtë, dhe i ranë me top prasë së Shqiptarëve, por duke qenë politikisht në strukturat më të larta perëndimore, deri dhe anëtarë të NATOS.

Kjo, në fakt, është pika që krijon rënien e tyre drejt penalitetit, sepse aleanca politike me dhuruesit e fuqishëm, e ka tani aleancën me Shqipërinë domosdoshmëri të interesit të tyre politik, në rrafsh zonal dhe global.
Ata duan paratë, por Shqipëria kërkon drejtësi. Dhe kjo do të vendoset.

V.
Ky interes i madh politik amerikano-europian për Shqipërinë nuk mund ta pranojë korrupsionin politik të injorancës shqiptare. Dhe këtu fillon historia e re e Shqipërisë dhe e të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por kur? Pyesin me të drejtë shqiptarët që presin prosperitetin e vendit të tyre.

Procesi ka filluar, paratë dhe pronat janë gjetur, organet e reja të Reformës kanë filluar funksionimin e tyre; kurse vjeshta jep rezultatet e para të goditjes.

Etiketa: eurogjyshekorrupsionpensionisteSpartak Ngjela

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Në vapën rraskapitëse për bukën e përditshme

Në vapën rraskapitëse për bukën e përditshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –

16:46 | 25/12/2025
Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –

Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –

16:42 | 25/12/2025
Shpërthim me lëndë plasëse bankës në Selanik –

Shpërthim me lëndë plasëse bankës në Selanik –

16:32 | 25/12/2025
Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –
  • Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –
  • Shpërthim me lëndë plasëse bankës në Selanik –
  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rritja e doganës për makinat e përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja –
  • Erdogan i dhuron Edi Ramës një avion qeveritar Airbus, me vlerë 11.9 milionë dollarë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com