Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi qarkullonte me armë zjarri dhe armë të ftohta me vete. Sipas njoftimit zyrtar, nnë lagjen “Guerile”, gjatë patrullimit, shërbimet e policisë kanë konstatuar 2 shtetas, të cilët, sapo kanë parë efektivët, janë larguar me vrap.
Pas ndjekjes dhe kontrollit fizik të shtetasitBajram Hoxha, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Bajram Hoxha, 19 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. Ç., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.










