Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar pas fjalimit të Vladimir Putin ku ky i fundit ka shpallur zyrtarisht aneksimin e katër rajoneve ukrainase.
Në reagimin e bërë në Twitter, ministria e Jashtme e Shqipërisë, ka dënuar referendumet e rreme të organizuara dhe Rusia dhe deklaron se nuk do të njohë rezultatet e këtyre referendumeve.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës, është shkelje e parimeve të Kartës së OKB- dhe ligjit ndërkombëtar”, njofton Ministria.