Pushtet dhe nanoteknologji – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pushtet dhe nanoteknologji

00:09 | 04/06/2016
në Opinion
0

Nga Artan Fuga

Vitet e fundit, nga përgjimet me minikamerat e fshehta, kanë dalë raste, kur politikanë dhe persona publikë të filmuar, janë gjendur në kushte abuzimi me detyrën, shfrytëzimi posti për të përfituar kënaqësira trupore dhe erotike, kryerje perversitetesh etike dhe erotike, ndofta edhe në rrethana mosrespekti për lidhjen e tyre familjare, ose edhe thjesht në kushte epshi natyror apo edhe qesharakë në mënyrën e kryerjes të aktit intim.

Pyetja jopolitike që bëhet është:

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Janë bërë tani të pushtetshmit edhe më të papërmbajtur seksualë sesa më parë, bisha seksuale edhe më predatore sesa më parë, apo ashtu kanë qenë edhe më parë, por ngaqë nuk kishte nano-teknologji filmimi, kjo pjesë e jetës mbetur më larg syve të publikut, mbetej gjithashtu e padukshme dhe e pakapashme për ne?

Se mos kemi arritur në atë pikë që sa më shumë ta shohësh nga afër dikë që ka pushtet të abuzuar aq më shumë ai shfaqet edhe pa moral, abuzues seksual, i korruptuar, manipulues, i pangopur seksualisht, etj. Njerëz jemi de!

Pra, mos vjen jo nga fakti që janë shtuar këta tipat, por sepse është përsosur aftësia teknike e njeriut për t’i parë ata nga afër!

Më kujtohet se një ditë në plazh, në Durrës ku tjetër !, aty te “Breshka”, po haja një pjatë mish me patate. Papritur shoh me vëmendje brenda pjatës dhe gjej një mizë të vdekur. I thërras kamarierit : O çuno, ma ndërro pjatën, është me mizë! Kamarjeri gjithë djersë vrapoi aty, kërkoi ndjesë, mori pjatën dhe u kthye pas pak me një të re. Nisa të ha me qejf. kur pas lugës të trembëdhjetë, gjeta një krimb të gjallë këtë rradhë, fshehur pas një patateje me lëng. Përsëri thirra kamarierin. Krimb mor jahu! Këtë rradhë kamarieri i mërzitur më bërtet ai mua: O shoko, aman bre burrë, çfarë dreqin ke që shikon brenda pjatës! Ha pa parë dhe gjithçka është në rregull!

Edhe ne te tani kështu!

Puna është se po merremi me këtë anën e pisët, erotike, amorale, brekëgrisur, të personazheve publike dhe nuk po bëjmë më politikë.

Ja përse nanoteknologjia po na vret politikën.

Po shohim shumë në lëngun me mish me patate të ca individëve. Pse habitemi që gjejmë krimba dhe miza!

Prej kohësh kisha enigmën në studimet e mia se përse nga vendet me më shumë dhunë ndaj femrave dalin vendet nordike. Vendet nordike? Atje ku gruaja “dhunon” burrin!!! Vonë e kuptova më së fundi. Eshtë një artific statistikor. Atje gruaja edhe kur burri i vet në shtrat e shtyn pak padashje në gjumë, rrezikon ta denoncojë atë për dhunë trupore, rregjistrohet statistikisht, kurse në ca vende të tjera, edhe përdhunimi më banal nuk rregjistrohet si i tillë, sepse ta zemë kur ta bën shefi quhet “vlerësim pune”.

Po kështu, kuptova më pas se përse qytetarët dikur dilnin më shumë të sëmurë sesa personat që jetonin në fshat! Kishin më shumë mundësi për t’u rregjistruar si të sëmurë kur shkonin në spiatal, kurse fshatarët e shkretë kush t’i rregjistronte si të sëmurë? Muji dhe Halili???

Ja pse politika është bërë si ne që sa më shumë perfeksionohen metodat e analizave të gjakut, sa më thellë shkojmë në kqyrjen e përbërjes kimike të gjakut tonë, aq më shumë rriten mundësitë që të zbulojmë probleme me qelizat tona. Jo më kot perëndimorët konsumojnë më shumë ilaçe sesa ne! Mos mendoni se janë më shumë të sëmurë sesa ne? Harrojeni!

Puna është se ne nuk shikojmë brenda pjatës me patate dhe me mish. Jemi në rregull!

Kështu edhe me politikën.

Më mirë ta kapërdijmë copën e patates së zjerë me lëng dhe thelën e mishit pa e parë se çfarë ka brenda. Hani me sy mbyllur!

Përndryshe kam frikë se do të krijojmë idenë se po hamë patate me lëng krimbash e mizash!

Etiketa: Artan Fugamish me patateMuji dhe Halilinanoteknologjipredatorëpushtetvendet nordike

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kur më rri karshi karshie

Kur më rri karshi karshie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com