Pushofsh në paqe, Adelë… Miq jeta është e bukur në katundin tuaj, jo në labirinthet e Bllokut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pushofsh në paqe, Adelë… Miq jeta është e bukur në katundin tuaj, jo në labirinthet e Bllokut

18:15 | 30/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Kreshnik Osmani

Ndahet nga jeta Adela Xhamani. Ishte një mike e mirë fejsbuku që prej shtatë vitesh më lexonte me kureshtje. Adela u bë e njohur kur u përpoq të thyejë disa tabu në Big Brother-in e viteve të para. Vajza nga Kavaja u përpoq të ofrojë për vajzat dhe rininë shqiptare simbolikën e rebelimit ndaj realiteteve në të cilat jetojnë. Edhe pse në ato fillime Adela u konsiderua se theu tabu të medha, ajo mbeti në thelb vajza e ndrojtur dhe konservatore e Kavajës që në jetën e saj të shkurter përjetoi dilema të mëdha identitare dhe kulturore. Me të gjitha përpjekjet e saj Adela nuk ia doli të hyjë tek rrethet e larta të jetës së Bllokut. Nuk ia doli të integrohet tek jeta e “elitës” së medias, të shtypit rozë, të gazetarisë apo të biznesit të Tiranës. Ishte vajza që kërkoi një jetë të bukur, por që njëkohësisht nuk shkulej dot prej identitetit të saj prej vajze me disa norma dhe me disa kufij.

Përjetimet dhe dilemat e Adelës i kanë mijëra të rinj e te reja sot. Mos i shkatërroni jetët tuaja duke vrapuar pas iluzioneve. Ky është popull i mrekullueshëm me tradita dhe zakone të mrekullueshme. Mos hidhni poshtë gjithçka keni trashëguar nga etërit dhe gjyshërit tuaj. Jeta e Bllokut, jeta e natës, vilat, pubet, kokaina, redbulli, fustanet, bizhuteritë, fama, televizioni, reklama, jeta e luksit, avionet, veturat e bukura, biznesi, erotika, thashethemet vip, dashnorët, kronikat rozë janë një iluzion i madh që shkatërron jetët dhe mendjet tuaja.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Jeta e bukur është aty pranë familjes tënde, pranë frymës tënde, me dashurinë tënde, me bashkëshortin, të fejuarin, me dashurinë e jetës tënde. Lumturia është aty në fshatin tënd, në lagjen tënde, në katundin tënd, në cepin tënd ku frymon. Jeta e bukur është aty ku frymon prindi yt, aty tek pemët e lagjes apo të bahçes tënde ku kalojnë zogjtë, qentë, macet, të njohurit dhe të afermit që të njohin dhe të duan të gjithë. Jeta e bukur është aty ku ke dëshirë të të varrosin nëse vdes. Nga aty ku je, mund ta ndërtosh perandorinë e ëndrrave dhe të dëshirave të tua. Nuk jam kundër shpërnguljes as kundër përpjekjeve për një jetë më të mirë, kurresesi, por jam thellësisht i bindur se sparkatat identitare janë ato që e çajnë zemrën më shumë. Adela u përpoq të futej tek një jetë të cilën nuk e besonte fuqimisht dhe u refuzua prej saj. Adela u përpoq të integrohej tek një jete që binte në kundërshtim flagrant me identitetin e saj të vërtetë të cilin e fshihte thellë dhe e maskonte mirë, që të mos ia zbulonte “elita” e rremë e jetës së bukur të Tiranës. Si Adela ka mijëra djem dhe vajza nga e gjithë Shqipëria, të cilet humbin jetët e tyre humbëtrirave dhe labirintheve plot makth të jetës “përrallore” të elitave të Bllokut.

Miku im dhe ti mikesha ime!

Jeta është e bukur me gjërat më të thjeshta të saj. Jeta është e mrekullueshme me frymën që merr në çdo ag. Me aromën e luleve, me aromën e dheut, me diellin që të prek butë mbi lekurë. Është e bukur me çdo frymë e mendim. Është e bukur me çdo ëndërr të cilës je i gatshëm t’i falësh jetën. Është e bukur me një shëtitje kapur dorë për dore me njeriun që do, pranë lumit, liqenit, malit, detit, rrugicave të ngushta të lagjes, apo metropoleve të mëdha në Lindje a në Perëndim. Është e bukur, me një puthje, me një përkëdhelje, me një buzëqeshje dhe një përqafim. Jetoni jetën e vërtetë sepse iluzionet janë drogëra të forta që dobësojnë sistemin imunitar të lumturisë dhe ngacmojnë e provokojnë arrest kardiak. U prehsh në paqe Adelë. Qofsh nën përkujdesjen e Zotit tënd të cilin nuk e mohove kurrë!

Etiketa: adelabllokjetakatundkreshnik osamni

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shuhet në moshën 88 vjeçare regjisori Mihal Luarasi (film)

Shuhet në moshën 88 vjeçare regjisori Mihal Luarasi (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ikja e Cim Hajdarit si kryeinspektor, që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët –

Ikja e Cim Hajdarit si kryeinspektor, që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët –

18:22 | 16/01/2026
Tonet e mia, aspak tendencioze –

Tonet e mia, aspak tendencioze –

18:00 | 16/01/2026
Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd –

Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd –

17:46 | 16/01/2026
Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –

17:30 | 16/01/2026
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni –

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni –

17:16 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ikja e Cim Hajdarit si kryeinspektor, që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët –
  • Tonet e mia, aspak tendencioze –
  • Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd –
  • Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër –
  • Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni –
  • Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ikja e Cim Hajdarit si kryeinspektor, që Rama të kapë KLSH-në dhe prapaskenat e forta që fuqizojnë lidhjet me oligarkët –
  • Tonet e mia, aspak tendencioze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com