Punëtorët e Call Center-ave të nënvlerësuar: U ulën pagat, shumë vende pune janë shkurtuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punëtorët e Call Center-ave të nënvlerësuar: U ulën pagat, shumë vende pune janë shkurtuar

11:03 | 08/08/2020
në Kryesore
0

Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po shkakton shumë vështirësi edhe për punëtorët e bizneseve Call Centers.

Sipas një sondazhi me ta, ndonëse bizneset online lulëzuan gjatë pandemisë, një mori vende pune në këtë sektor janë shkurtuar, pagat janë ulur, ndërsa rreziku i infektimit në mjedise të përbashkëta mbetet i lartë.

Pandemia Covid-19 futi në vështirësi edhe bizneset call centers, të cilat ishin një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, sidomos për të rinjtë universitarë.

Read more

Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori –

Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize? –

Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

Sipas një sondazhi online të Sindikatës Solidariteti me punonjësit e kësaj fushe, kompanitë call centers u kanë pezulluar punonjësve një pjesë të kontratave të punës, u kanë dhënë pushime të detyruara pa pagesë dhe u kanë pakësuar orët e punës pa shpjegim.

Sipas sondazhit me punonjës të call centers në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, kopmanitë i kanë detyruar ata të nënshkruajnë një kontratë 4-orëshe, ose në të kundërt do të mbeteshin pa punë, ose vetëm me 2 javë në muaj.

Një pjesë e mirë e kompanive i lejuan punonjësit të punonin online nga shtëpia, dhe në fillim kjo u pa si një veprim i mirë, por kjo nxori në shesh një seri problemesh të tjera.

“Nga puna online në shtëpi doli mospagimi nga kompania i internetit në banesë, i shtesave në konsumin e energjisë elektrike, të cilat rëndojnë më shumë mbi pagën e pakësuar të punonjësve të call centerave” – thotë drejtuesi I Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi.

Pjesa më e madhe e punonjësve të këtij sektori në Shqipëri janë studentë dhe të rinj të sapodiplomuar, që e shohin këtë si një punësim të përkohshëm.

Por mungesa e punës në specialitetet e tyre bën që ata të mbeten në call centers për shumë vjet.

Disa vite më parë Tonin Preçi përfundoi studimet universitare në Itali një fushë pa asnjë lidhje me teknologjinë, dhe së bashku me bashkëshorten u kthyen në atdhe.

Tani është drejtuesi i Sindikatës Solidariteti në Shqipëri, ku anëtarët vijnë kryesisht nga kompanitë call centers, por tani ai është i papunë për shkak të këtyre përpjekjeve sindikale.

“Një nga problemet më të mëdha janë pagesat e ndryshme që kompania jep punonjësve të vet në qytete të ndryshme për të njëjtën punë. Një punonjës në Durrës dhe në Shkodër paguhet nga e njëjta firmë dhe për të njëjtën punë më pak se një koleg i tij në kryeqytet” – thotë zoti Preçi.

Anketimi zbuloi se punonjësit online nga shtëpia hasin vështirësi me përshtatjen e teknologjisë së kompanisë me kushtet e banesës, por pronari u shkurton orët e punës për mosparaqitje online dhe një pjesë tjetër të orëve të punës nuk ua paguajnë, aq më pak nuk bëhet fjalë për shpërblime mbi orët e orët e punës shtesë jashtë orarit.

Një pjesë e kompanive kërkuan kthimin e punonjësve në salla të përbashkëta si më parë, por aty ka rreziqe të infektimit nga COVID, se një pjesë e masave nuk janë marrë, duke nisur nga largimi i tryezave dhe dezinfektime etj.

Në fakt, një pjesë të madhe të problemeve me kontratat, pagesat dhe mostrajtimin dinjitoz në punë punonjësit shqiptarë i vuajnë prej vitesh edhe para pandemisë, sepse prej vitesh këtu mungojnë sindikatat, ndërsa papunësia e lartë i bën ato të përkulshme përballë presioneve dhe kërcënimeve të pronarëve./ VOA

Etiketa: Call Center tmkompanivepandemia e COVID-19punetoretShqiperiulje pagevende punr

Të Lidhura

Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori –

Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori –

nga 27
13:27 | 09/04/2026
0

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar për tentativë shitjeje të armës së zjarrit kallashnikov dhe ka identifikuar bashkëpunëtorin e...

Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize? –

nga 27
13:19 | 09/04/2026
0

Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar me tone të ashpra sot në Kuvend ministrit të Bujqësisë, duke evidentuar disa...

13:17 | 09/04/2026
0

Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar me tone të ashpra sot në Kuvend ministrit të Bujqësisë, duke evidentuar disa...

Rritet nafta me 5 lekë, benzina shitet 189 lekë për litër –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
13:09 | 09/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 9 Prill 2026, në mbledhjen e radhës, ka ulur sërish çmimin e naftës nga një...

Para
Vrau me sende të forta shokun e tij, Gjykata lë në burg Mihal Thimjon

Vrau me sende të forta shokun e tij, Gjykata lë në burg Mihal Thimjon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori –

Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori –

13:27 | 09/04/2026
Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize? –

13:19 | 09/04/2026
Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

13:17 | 09/04/2026
Rritet nafta me 5 lekë, benzina shitet 189 lekë për litër –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:09 | 09/04/2026
Seks me gruan pa dëshirën e saj, shqiptari dënohet 8 vjet burg

‘Ule muzikën!’, 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e një lokali në Itali –

13:05 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori –
  • Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize? –
  • Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –
  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • ‘Ule muzikën!’, 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e një lokali në Itali –
  • Ura mbi lumin Mat dëmtohet sërish, strukturat metalike në sipërfaqe burim aksidenti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ishte nisur për të shitur kallashnikov, arrestohet në Tiranë 25-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori –
  • Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com