• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punësim në Gjermani, Ambasada tregon detajet si duhet aplikuar për vizë

15:37 | 14/11/2019
në Bota, Ekonomi
0

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë detajet për punësimin e shqiptarëve në Gjermani dhe vendeve të tjera joanëtare të BE-së, me ligjin që hyn në fuqi në 1 mars 2020.

Në njoftimin e saj thuhet: “Informacione të dobishme rreth ligjit mbi imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar”

Lexo edhe

Shtohen tensionet në centralin bërthamor, shefi i OKB-së niset drejt Ukrainës

Rinovimi i licencës së Albpetrol/ ERE shtyn vendimin për në shtator, zbulohet aryesja

Kriza për ushtarë/ Putin në gjurmët e Stalinit, josh me para dhe medalje nënat që lindin 10 fëmijë

Më 1.3.2020 hyjnë në fuqi rregulla të reja rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar. Ligji i ri zgjeron mundësitë për punëmarrësit/et e kualifikuar/a nga shtete që nuk janë pjesë e BE-së, të cilët kërkojnë të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

Çfarë është ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe çfarë ka ndryshuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar u mundëson punonjësve të kualifikuar në arsim profesional nga shtete jashtë Bashkimit Evropian (Shtete të Treta) të emigrojnë në të ardhmen në drejtim të Gjermanisë. Nuk do të ketë më kufizime në profesionet me mungesa. Përcaktimet ligjore ekzistuese për punonjës të kualifikuar me diplomë të shkollës së lartë vazhdojnë të mbeten të vlefshme. Sido që të jetë për hyrjen në Gjermani me qëllim nisjen e një marrëdhënieje punësimi apo kërkimin e një vendi pune do të vazhdojë të jetë e nevojshme pajisja me vizë, për të cilën duhet të aplikoni pranë Ambasadës Gjermane.

Kur hyn në fuqi Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar?

Ligji rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar hyn në fuqi që prej datës 1 mars 2020.

Kush konsiderohet si fuqi punëtore e kualifikuar sipas ligjit të ri?

Si fuqi punëtore e kualifikuar konsiderohen të diplomuarit në universitete si dhe personat me një kualifikim në arsimin profesional. Ju mund të ushtroni si fuqi punëtore e kualifikuar një profesion, për të cilin keni marrë më parë kualifikimin përkatës jashtë vendit. Kusht për të dyja grupet është që ky kualifikim i huaj të njihet në Gjermani nga zyra përkatëse. Një diplomë profesionale konsiderohet zakonisht si e kualifikuar, nëse në Gjermani ajo do të merrej pas një periudhe të paktën dy-vjeçare të arsimit profesional.

Rregulla shtesë do të aplikohen në rastin e punonjësve me moshë më të madhe se 45 vjeç. Nëse qëllimi i ardhjes suaj në Gjermani juaj është punësimi, atëherë duhet që të paraqisni një kontratë pune me një pagë minimale të caktuar ose dëshminë për një siguracion pensioni të përshtatshëm.

Specialistët e IT-së, në kushte të caktuara , mund të gjejnë akses në tregun e punës edhe pa një diplomë formale.

Për persona me një kualifikim profesional të pamjaftueshëm ligji nuk ofron mundësi të reja aksesi në tregun e punës në Gjermani.

Ç’duhet të bëj që të mund të punoj si punonjës i kualifikuar në Gjermani?

E rëndësishme është që ju fillimisht të bëni njohjen zyrtare të kualifikimit tuaj të huaj nga autoritetet përgjegjëse në Gjermani. Informacione të mëtejshme rreth procedures së njohjes së diplomës i gjeni në linkun: https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/de/

Sapo të merrni njoftimin zyrtar për njohjen e kualifikimit dhe keni një ofertë konkrete për një vend pune në Gjermani, mund të aplikoni si fuqi punëtore e kualifikuar për vizë, në mënyrë që të vini në Gjermani dhe të ushtroni veprimtarinë profesionale për të cilën jeni kualifikuar. Nëse autoritetet gjermane e kanë njohur kualifikimin vetëm pjesërisht, ju mund të aplikoni për vizë me qëllim kualifikimi në Gjermani. Në kushte të veçanta është e mundur, që të jeni në marrëdhënie pune edhe gjatë periudhës së kualifikimit.

Kush është subjekt i ligjit të ri?

Udhëtimi në Gjermani për të kërkuar një vend pune do t’u mundësohet në të ardhmen edhe punonjësve me kualifikim në arsimin profesional. Kusht për këtë janë njohuritë e gjuhës gjermane si dhe sigurimi i mjeteve të jetesës në Gjermani. Mundësitë e qëndrimit në Gjermani për qëllime kualifikimi po përmirësohen.

Çdo të thotë kjo konkretisht për procedurën e aplikimit për vizë pranë Ambasadës Gjermane?

Ambasada do të vërë në dispozicion në kohën e duhur, përpara hyrjes në fuqi të Ligjit rreth imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar, orare për aplikuesit që janë subjekte të këtij ligji, me qëllim që procedurat e vizës të zhvillohen në mënyrë të kënaqëshme për të gjitha palët. Gjithashtu në momentin e duhur Ambasada do të vërë në dispozicion edhe fletët përkatëse të informacionit.

Duke qenë se koha e trajtimit të kërkesave për njohjen zyrtare të kualifikimeve profesionale në Gjermani shkon deri në disa muaj ju rekomandojmë që të nisni me këto procedura që tani (gjithsesi përpara se të nisni procedurën e vizës).

Etiketa: ambasadaambasada gjermaneaplikimi për vizëpunesimPunësim në Gjermani

Të Lidhura

Shtohen tensionet në centralin bërthamor, shefi i OKB-së niset drejt Ukrainës

Shtohen tensionet në centralin bërthamor, shefi i OKB-së niset drejt Ukrainës

nga 27-shi
20:17 | 16/08/2022
0

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet të enjten në Ukrainë me presidentin...

Rinovimi i licencës së Albpetrol/ ERE shtyn vendimin për në shtator, zbulohet aryesja

Rinovimi i licencës së Albpetrol/ ERE shtyn vendimin për në shtator, zbulohet aryesja

nga 27-shi
17:54 | 16/08/2022
0

Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë vendimin e tij për rinovimin e licencës së furni8mit me energji dhe atë të...

Kriza për ushtarë/ Putin në gjurmët e Stalinit, josh me para dhe medalje nënat që lindin 10 fëmijë

Kriza për ushtarë/ Putin në gjurmët e Stalinit, josh me para dhe medalje nënat që lindin 10 fëmijë

nga 27
17:12 | 16/08/2022
0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i gjendur në vështirë pas rezistencës në Ukrainë dhe humbjeve të mëdha në ushtri, po...

Rritet dollari dhe paundi britanik, euro në të njëjtat shifra

Rritet dollari dhe paundi britanik, euro në të njëjtat shifra

nga 27
08:46 | 16/08/2022
0

Ditën e sotme ka pasur ndryshime në këmbimin valutor, ku dollari amerikan ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më...

Para
Si i përçau dhe i izolojë partitë politike kombëtare Edi Rama

Kërcënohet me jetë Edi Rama, pranga të riut (emri)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident i rëndë në Divjakë/ Makina përfundon në kanal, plagoset 20- vjeçari

Aksident në Selenicë/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal

21:10 | 16/08/2022
Vëllezërit e supergrabitjes të “Rinasit” me Instagram, si u futën telefonat në burg nga policët

Vëllezërit e supergrabitjes të “Rinasit” me Instagram, si u futën telefonat në burg nga policët

20:54 | 16/08/2022
Takimi në Bruksel/ Çfarë diskutuan në telefon Kurti me të dërguarin special të Ballkanit Perëndimor

Takimi në Bruksel/ Çfarë diskutuan në telefon Kurti me të dërguarin special të Ballkanit Perëndimor

20:52 | 16/08/2022
Aksident në Vlorë, makinat bëhen “copash”, dy të plagosur

Aksident në Vlorë, makinat bëhen “copash”, dy të plagosur

20:45 | 16/08/2022
Eksperti i arsimit: Kam videon e një drejtori që rreh nxënësin, nga të gjitha doli se…

Eksperti i arsimit: Kam videon e një drejtori që rreh nxënësin, nga të gjitha doli se…

20:36 | 16/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Selenicë/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal
  • Vëllezërit e supergrabitjes të “Rinasit” me Instagram, si u futën telefonat në burg nga policët
  • Takimi në Bruksel/ Çfarë diskutuan në telefon Kurti me të dërguarin special të Ballkanit Perëndimor
  • Aksident në Vlorë, makinat bëhen “copash”, dy të plagosur
  • Eksperti i arsimit: Kam videon e një drejtori që rreh nxënësin, nga të gjitha doli se…
  • Habit deputetja shqiptare: Nuk di të bëj politikë, jam e fokusuar tek…

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Selenicë/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal
  • Vëllezërit e supergrabitjes të “Rinasit” me Instagram, si u futën telefonat në burg nga policët

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com