Në prill të vitit 1936 mësues Migjeni mori valixhet e librat dhe u nis për në Pukë. U nis për të mësuar vogëlushët këpucëshqyer të qytetit verior. Puka e ka përjetësuar mësues Migjenin në një statujë ku trishtueshëm e mendueshëm mban në prehër nxënësin e tij me tesha të shqyera. Tash është dimër, dëbora ka zbardhur pishat e Pukës, por edhe Migjenin e nxënësin…e për me i nxehë pak iu ka vu plisat në krye.