Pseudo-Reforma Zgjedhore e Bashës saboton PD-në – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pseudo-Reforma Zgjedhore e Bashës saboton PD-në

00:45 | 23/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Flamur Kuçi

Ka një përpjekje të drejtuesit të PD për të ndërtuar teza mbi reformën zgjedhore me pretendimin e adresimit të një sërë çështjeve zgjedhore si shitblerja e votës apo vota e emigrantëve duke propozuar, mes tjerash, ri-kthim në një sistem mazhoritar si zgjidhje (!?)

Me gjasë, një rikthim i tillë nuk ka shumë shanse të ndodhë, por ia vlen të analizohen arsyet përsa Basha është angazhuar në një propozim kaq kontradiktor, antipolitik dhe në dëm të politikës dhe sidomos të përfaqësimit opozitar. Po, a i shërben rikthimi në sistem mazhoritar Partisë Demokratike, misionit opozitar dhe përfaqësimit demokratik?

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në parantezë duhet thënë që një lider i vërtetë e sheh mundësinë e fitores tek rritja e besimit të partisë, jo tek ndryshimi i rregullave të lojës. Zgjedhjet fitohen duke rritur besimin ndër njerëz, jo duke shpresuar në rregulla loje që favorizojnë një humbës. Fatkeqësisht preçedentët e fitoreve me procedure, të Bashës, kanë ndikuar për keq tek ai…

Sidoqoftë, është interesante të pasqyrohet rezultati i zgjedhjeve 2017 (që është rezultati identifikues i Bashës në krye të PD), në një skeme mazhoritare. Në fakt, për ndershmëri argumenti, ky rezultat është përkthyer në zonimin mazhoritar më të favorshëm për PD, pikërisht në atë zonim të arritur me konsensus mes PD dhe PS në 2005, zonim që shënoi edhe ardhjen në pushtet të opozitës së kohës, PD-së. Nëse do votohej me sistemin dhe ndarjen që propozon Basha; [i] PD do siguronte veç 21 deputet nga 100, ndërkohë që PS do siguronte 79 të tillë [ii] PD nuk do përfaqësohej fare në së paku 5 qarqe. Në kryeqytet do siguronte veç 2 mandate (kundrejt 18 syresh që do siguronte PS).

Qartazi një propozim i tillë shkon kundra interesit të PD, si dhe kundra përfaqësimit opozitar në përgjithësi. Prej kohësh Basha është në konflikt, tashmë edhe të hapur, me axhendën e PD. Propozimi i tij është veçse një mundësi tjetër për ta evidentuar këtë konflikt.

Në rastin më të mirë, një propozim i tillë i shkon veçse një opozite ‘me leje nga pushteti’, që ka marrë përsipër të asgjësojë gjithë terrenin dhe përfaqësimin opozitar, kuptohet në këmbim të pazarit personal të radhës. Nga ana tjetër efekti i pritshëm i këtij propozimi është futja e procesit në një impass të paralajmëruar. Ndarja zonale kërkon një konsensus që ka shumë pak shanse të arrihet. Futja e procesit në intinerare të tilla i shërben vetëm Bashës për t’u faktorizuar si bllokues potencial procesi, dhe jo faktorizimit të PD-së në adresimin e shqetësimit opozitar për zgjedhje të lira e të ndershme. Në fakt kjo tashmë përbën stereotipin e sjelljes politike të Bashës. Proçeset më të rëndësishme politike dhe reformat më të rëndësishme të mandatit të fundit Basha ka synuar t’i bllokojë. Në këtë mënyrë të bërit politikë Basha bojkotoi Reformën Territoriale me shpresë bllokimin e saj. Nuk ia doli. PD doli e humbur në këtë proces pasi Basha kërkoi të faktorizohej individualisht si bllokues potencial. Një sjellje të ngjashme Basha e tregoi edhe me Reformën në Drejtësi. Ai synoi bllokimin e saj deri në momentin e fundit. Për shkak të Bashës, PD u identifikua si parti në konflikt me faktorin ndërkombëtar, ndërsa Basha kërkoi të faktorizohej si bllokues potencial. Po në të njëjtën sjellje Basha tentoi të bllokonte zgjedhjet. PD sërish për shkak të Bashës u identifikua si parti në konflikt me partnerët ndërkomëbëtar, ndërsa Basha kërkoi faktorizimin dhe pazarin individual, kësaj here edhe me ndihmën e Ramës. Ky stereotip i ndërtuar nga Basha i ka sjellë dëme të njëpasnjëshme PD-së. Sërish, synimi për të futur procesin në impass, përmes kleçkës së zonave zgjedhore, i shërben vetëm Bashës për faktorizimin jo-institucional, privat dhe në kërkim të pazarit personal të radhës, duke bërë dëm edhe më të madh dhe duke i shkaktuar defaktorizimin politik PD-së.

Për më tepër, ka një kontradiktë të thellë midis shqetësimeve të opozitës mbi zgjedhjet, dhe mekanizmave të propozuara nga Basha.

Nëse shqetësimi i opozitës për fenomenin e shit-blerjes së votës është i drejtë dhe legjitim, si mundet Basha t’i përgjigjet në mënyrë të papërgjegjshme me kërkesën për ndryshim në sistem mazhoritar? Mekanizmi që propozon Basha, në kushtet aktuale, shkon në favor të ‘faktorizimit’ të të fortëvë që votën e marrin përmes shit-blerjes. Pra në thelb, propozimi i Bashës agravon më tej fenomenin për të cilin shqetësohet opozita. Për më tepër, duke kërkuar njëkohësisht ‘sistem mazhoritar’ dhe ‘votim preferencial’ ai veçse ekspozon gomarllëkun që mban brenda një kërkesë kaq kontradiktore.

Nëse shqëtësimi është përfshirja e emigrantëve në proces, si mundet Basha në mënyrë kaq të papërgjegjshme t’i përgjigjet me skemën që ka propozur për votim elektronik, mekanizmat e së cilës, ashtu siç i propozon PD, përjashtojnë emigrantët nga procesi? Teknologjia që ka kërkuar zyrtarisht PD për votimin është ajo që përdoret në qendrat e votimit (identifikim i zgjedhësve nëpërmjet kartës dhe gjurmës së gishtit, votim me ekran dhe numërim automatik i votës. Ku hyn votimi i emigranteve këtu?

PD dhe opozita ka shqetësime politike mbi fenomene të ndryshme në procese zgjedhore. Të bësh, siç bën Basha, sikur po i adreson duke propozuar pseudo-mekanizma teknike, taktike apo ligjore, veç saboton kauzën dhe shqetësimet e PD. Por tashmë edhe ky është një stereotip i tij…

Etiketa: Flamur KuçiPDreforma zgjedhoresaboton

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Qëllohet me kallashnikov banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës.

Qëllohet me kallashnikov banesa e shefit të qarkullimit të Mirditës.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

22:05 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

21:51 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –
  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com