Pse u katandis Liqeni Artificial i Tiranës në një pellg të qelbur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse u katandis Liqeni Artificial i Tiranës në një pellg të qelbur

15:55 | 06/07/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Nga Ermal Mulosmani

Parku i madh i Tiranës ose siç njihet ndryshe nga banorët – Parku i Liqenit Artificial, ka qenë historikisht një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Qysh në mëngjes herët e deri në orët e mesnatës, rrugët e lakuara përmes kodrave dhe brigjeve të Liqenit popullohen masivisht nga pasionantë të natyrës, vrapues, sportistë, të moshuar, këngëtarë rrugësh, artistë performues dhe çifte të dashuruarish (këta të fundit gjithnjë e më pak).

Nëse në një mbrëmje vere ke vendosur ta bësh vrapin në një orë të vonë ky është një gabim i madh. Mes orës 21.30 deri në 23.00, në shëtitoren mbi Digën e Liqenit vërshon një lumë njerëzish si në shëtitoret e dikurshme të komunizmit! Qindra njerëz që shkojnë e vijnë në një rrugë 400-500 metër të gjatë kanë zënë praktikisht të gjitha shtigjet e rezervuara për vrapues apo edhe çiklistë. Madje, të shohin vëngër nëse pretendon të hysh mes tyre duke vrapuar apo me biçikletë. Gjithë kjo zallahi e gurgule mbrëmësore ka pak të përbashkëta me një promenadë vere. Të shëtisësh në këtë kaos është një zgjedhje e detyruar.

Betonizimi i Tiranës në çdo cep e ka kthyer Liqenin Artificial në të vetmin oaz të gjelbër, të vetmin oksigjen ku mund t’i shmangesh betoniereve, pluhurit dhe zhurmës. Në këtë kontekst, merita e Bashkisë për superpopullimin e LIqenit është e plotë. Duke kthyer gjithë qytetin në kantier ndërtimi mbetet vetëm një zgjidhje – o burra te Liqeni!

Krahu jugor i Liqenit  – pjesa në të djathtë të rrrugës kur shkon te TEG-u – ka qenë një zonë e mrekullueshme e  gjelbër, pa ndërtime deri në zonat ku mes ullishteve shquheshin ca vila pasanikësh. Ishte një sipërfaqe dhjetëra hektarëshe me gjelbrim, që, në kushtet e superpopullimit të qytetit mund të ishte një zgjidhje fantastike për pyllëzim, për rritjen e sipërfaqes së gjelbër. Por, kjo ishte dy vjet më parë. Sot, në atë zonë ngrihen me dhjetëra pallate, gropa të tjera janë hapur, vinçe e betonierë punojnë gjithë ditën duke kafshuar çdo ditë e më shumë atë njollë jeshile që ka mbetur.

Shpirti i Parkut të Tiranës, Liqeni Artificial, ka kohë që po shteron e mpaket. Nëse kalon ditën përmbi Digë, në cepin perëndimor të Liqenit do vësh re disa pata të gjora të munduara nga zhegu i Korrikut që megjithatë refuzojnë të futen në ujë.  Sipërfaqja e ujit po tkurret çdo ditë e më shumë duke krijuar sipërfaqe toke të çarë si në shkretëtirat e Xhibutit a Eritreas. Pellgu në metrat e parë është i pistë, ngjyrë balte të përzier me alga ndërsa bregu plot me gurë e bimësi kënetore, zhaba e shkreti. Qytetarët e shohin të brengosur atë burim infeksioni bash në qendër të Oazit të Tiranës!

Kjo gjendje vazhdon prej kohësh. Liqeni Artificial, sipas vlerësimeve të Ujësjellësit të Tiranës që e administron ka një sipërfaje pasqyre prej 356,000  m katror me një vëllim afërsisht 2 milionë e 560 mijë metër katror. Në përshkrimin e Liqenit Artificial, shkruhet: “Liqeni i Tiranës ka vetëm funksion ekologjik, duke ruajtur nivel konstant gjatë gjithë vitit të pasqyrës së ujit”.

E sigurtë është që sipërfaqja e pasqyrës së ujit nuk ka qenë e njëjtë këto kohë. Ujëra të pista, bimësi kënetore, zhabat në breg që bashkëjetojnë me  patat e trembura që e refuzojnë ujin edhe në mes të zhegut – ky është një peizazh i trishtimit që kontraston me investimin e  bërë në pjesën tjetër të Parkut.

Bashkia e Tiranës duhet të bëjë diçka sa më shpejt për të riparuar këtë situatë. Nuk e kuptoj sesi ata që e administrojnë Parkun mundet ta neglizhojnë deri në këtë pikë. Përpara se të investojnë duke shtuar njolla betoni (siç po bëjnë në fillim të parkut, te fushat e tenisit) le të shohin pak shëmtimin e trishtë të Liqenit.

Liqeni Artificial i Tiranës
Patat ne Liqenin Artificial te Tiranes
Etiketa: Ermal MulosmaniLiqeni Artificial i Tiranës

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

nga 27
08:34 | 05/06/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e...

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

nga 27
08:28 | 05/06/2026
0

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës nisi si një plan që do t’i mundësonte Tiranës një lidhje më të shpejtë me aeroportin...

Para
Puna është a e pa SPAK-u?

Puna është a e pa SPAK-u?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

08:28 | 05/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

07:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com