Pse nuk planifikon dot protesta PD-ja?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse nuk planifikon dot protesta PD-ja?!

23:24 | 08/04/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Përveç aksionit të vendosur dhe të menduar të shoqërisë civile të pak ditëve më parë kundër prishjes së këndit të lojërave në liqenin artificial, që iu bashkangjit zhurmshëm e pa sukses PD-ja, protestat e tjera të saja në muajt e fundit janë pothuaj inekzistente. Qoftë dhe ajo që u iniciua pak kohë më parë prej tyre para Parlamentit, përfundoi pa ndonjë rezultat. PD-ja thjesht po i bashkangjitet protestave apo kauzave që iniciohen nga të tjerët.

Skema dihet pastaj: përcillen dy-tre-katër deputetë dhe quhet si protestë e tyre. Ka shumë përgjigje, por më shumë mëdyshje për këtë. Kakofonia e kryesisë së PD-së, përçarja e thellë e dy grupeve pro dhe kundër Bashës, paaftësia e vetë lidershipit të shkëputet prej hijes së Berishës, mungesa e ideve, mosgjenerimi i energjive të brendshme, mosbesimi plotësojnë kuadrin e një përgjigje, e cila ka nevojë të thjeshtohet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Dhe, realisht, ka një fill që i bashkon të gjitha këto dhe lidhet me majmjen e frikshme të kupolës së PD-së, që do të thotë se energjitë për në terren mungojnë, ngaqë nuk ka më kauzë për vetë ata. Ata që vijnë nga pushteti i mandatit të shkuar janë aq të ngeshëm, aq të rrumbullakosur, aq të pasuruar, dhe aq me prioritete personale të maturuara, saqë nuk i bën përshtypje më ajo vuajtje që bart tani pjesa më e madhe e elektoratit shqiptar të Djathtë që përfaqësojnë, por qoftë edhe ajo e Majtë, e cila vuan njësoj.

Taksat e larta, arroganca e pafundme e administratës, tallja e pushtetarëve të rinj socialistë, sukseset hipotetike, mungesa reale e vendeve të punës, informaliteti, nuk i thonë asgjë PD-së, veç farsës së javës që luajnë ditën e enjte në Kuvend me kolegët e tyre socialistë dhe që tashmë është kthyer në një zbavitje të vuajtur kombëtare.

PD-ja si forca kryesore opozitare po preferon më mirë të mbajë gjallë jetën e saj opozitare në televizor dhe luftën boshe në Parlament, ku ashtu si mund të merret me mënd votimet mbyllen gjithnjë njëtrajtësisht, pasi Pozita ka forcën e numrave të kartonit. Dhe, në këtë amulli, në këtë pakënaqësi gati masive në vend, ku opozita ka gati një minierë kauzash reale merret me vogëlsira. Ndërkohë që zvarritja, e cila po i bëhet draftit të Reformës në Drejtësi nga dy partitë, kryesisht nga PD-ja, provon se kjo parti veç të tjerave është ende e majmur paq me pushtetin e shkuar, përveç përçarjes që rrjedh nga mospëlqimi i kreut Basha. Është kaq shumë e dukshme kjo saqë edhe mosmarrëveshjet më të mëdha që kanë brenda, për pak orë shndërrohen në dukjen e rehatisë dhe statuset e luksit që shpërndajnë deputetët e saj në rrjetet sociale.

Për ironi të fatit është harruar pothuaj premtimi vjeshtor i PD-së bërë ndaj masës së madhe, sidomos elektoratit të PD-së që priti se ata do të ishin pothuaj përditë në protesta. Kjo e ka bërë figurën e kreut të Opozitës inekzistente me një imazh shumë të drobitur prej mungesës së koherencës. Dhe s’është e fundit, pasi më e keqja është se Basha ka filluar tani të imitojë Ramën në armën e tij më të fortë por edhe më të dobët njëkohësisht, në atë të batutave, një rol që nuk i shkon por edhe që është i rrezikshëm, pasi njerëzit gjithnjë e më shumë po i largohen retorikës boshe të kryeministrit që flet shumë dhe nuk thotë asgjë e që shoqëruar me gjestikulacionet e mëdha të lodh dhe të mërzit.

PD-ja, të paktën baza, ose ato forca reale që ekzistojnë duhet të kuptojnë se majmja dhe përçarja e krerëve të tyre është vuajtja e tyre dhe e të gjithë shqiptarëve, ndaj duhet të ushtrojnë presion ndaj kupolës së tyre të protestojnë. Dhe, kjo nuk është domosdoshmërisht të  bëhet dhunshëm dhe krerët ta marrin sërish flamurin duke u konfrontuar kinse dhe pa sens me policinë apo ta kthejë protestën në kërcënim për interesat e sigurisë publike. PD-ja duhet të kuptojë se ka ardhur koha për një lloj proteste që të kuptohet se nuk mund të vazhdohet kështu, me këtë sintaksë dhe veprim të socialistëve dhe aleatëve të tyre. Kurse humbja e ideologjive që ndodh rëndom në kohën tonë, pasi elektoratet janë shumë kaotike për ngjyrën që përfaqësojnë, duhet të kthehet në një rezistencës paqësore dhe civile (pa përdorur metoda të dhunshme që mund ta dëmtojnë) masive që i mbështet pozitivisht një rend demokratik dhe kushtetues, në të cilin besojmë se jemi.

Dhe, PD-ja ka ardhur koha të kuptojë se ka jo vetëm detyrën, por edhe tagrin që të tregojë përmes protestës realisht se sa vlen, sa ka reflektuar dhe sa është gati të marrë përgjegjësi pa u kufizuar në retorikat e dobëta dhe bajate në Parlament, ku të gjithë kinse mallkojnë njëri-tjetrin. Përndryshe, çfarë lloj opozitë reale është kjo, kur nuk bën qoftë edhe një protestë të menduar?

/javanews.al/

Etiketa: administrataarrogancaBen Andonigjestikulacionehija e Berishëskakofoniaprotestareforma ne drejtesisukseset hipotetiketaksat

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

A duhet shkuar vërtetë deri në Panama?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com