Pse nuk hetohet masakra e tenderave Covid? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse nuk hetohet masakra e tenderave Covid?

11:51 | 22/01/2022
në Kryesore
0

Nga Klodian Tomorri

Në nëntor të vitit 2020, Ministria e Shëndetësisë lidhi një kontratë 3 milionë euro me kompaninë Intermed për blerjen e pajisjeve mbrojtëse ndaj Covid. Nënshkrimi i kontratës ishte epilogu i një procesi prokurimi, që duhet të hyjë në manualet e dhunimit të parasë publike me arrogancë dhe pa asnjë frikë nga ligji.

Tenderi për blerjen e pajisjeve mbrojtëse ndaj Covid për personelin shëndetësor u zhvillua në gusht të vitit 2020. Ai parashikonte blerjen e dorezave, maskave, syzeve, dhe veshjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët në spitalet publike me fond limit të përcaktuar prej 600 milionë lekë ose 5 milionë euro.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Në garë u paraqitën 12 kompani. Mes këtyre 12 kompanive, 5 kompani dhanë oferta 3 herë më të ulët se fondi limit. Pra nga 5 milionë euro që ishte fondi limit, 5 oferta ishin nën 1.7 milionë euro. Madje oferta e parë ishte edhe më pak se 1 milionë euro, ose 5 herë më pak se fondi limit. Që këtu, tenderi duhet të ishte bllokuar menjëherë. Si është përllogaritur fondi limit 5 milionë euro, kur në garë hyjnë 4 oferta me 3 herë më pak? Por nuk mbaron me kaq.

Nga 12 ofertat, Ministria e Shëndetësisë kualifikoi 4 oferta. Përfshirë atë më të ulëtën me 1 milionë euro, çka e shpallte atë automatikisht fituese të tenderit. Por pastaj fillon batërdia. Intermed, kompania me ofertën më të lartë ndër ofertat e kualifikuara ankohet në Komisionin e Prokurimit Publik duke kërkuar skualifikimin e të gjitha ofertave para saj. Paralelisht ndaj kompanive të tjera pati edhe mesazhe; ose tërhiquni ose tenderi mund të anullohet.

Në KPP, kjo ka qenë një nga çështjet me më shumë sherr. Çfarë bën KPP në fund? I skualifikon të gjitha ofertat, përveç Intermedit. Si rezultat, kompania e cila kishte ofertën e 10-të, u shpall fituese e tenderit. Pra u skualifikuan 9 kompani me oferta më të ulëta dhe u shpall fituese kompania e renditur e 10-a.

Diferenca mes ofertës së Intermed që fitoi tenderin dhe ofertave më të ulëta që skualifikoi KPP është plot 2 milionë euro. Me pak fjalë, taksapaguesit shqiptarë do t’i kishin blerë materialet mbrojtëse të mjekëve me 1 milionë euro. Por në vend të kësaj i blenë me 3 milionë euro.

Por pse nuk lëviz prokuroria? Ky është tender me flamuj të kuq gjithandej, por nuk hetohet. Askush nuk e merr mundimit të verifikojë praktikën e ndjekur dhe dokumentat e tenderit. Si u përcaktua fondi limit? Sa përkojnë argumentat e dhëna nga KPP në vendim me dokumentat e kompanive? Askush nuk merr mundimin të verifikojë çfarë pagesash ka bërë fituesi pas tenderit? Kujt i ka bërë pagesa apo transferta? Nga kush i ka blerë materialet? Se ndoshta rezulton hetim pa shumë mund.

Dhe ky është vetëm një nga tenderat Covid. Por këtu është bërë masakër me prokurimet e Covid. Ndërkohë në Itali sot janë me dhjetëra zyrtarë në burg për tenderat e pandemisë. Këta gëzojnë paratë. Vetëm me një tender, 2 milionë euro.

Etiketa: Klodian Tomorri

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Mbyti 63-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Gjykata jep masën për Fetah Marrën

Mbyti 63-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Gjykata jep masën për Fetah Marrën

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com