Pse na duhet përballja!? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse na duhet përballja!?

21:18 | 30/04/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Këta nuk dinë ç’ thonë. As çfarë bëjnë! Kanë ngritur rè të mëdha (Majakovski, poet i revolucionit socialist, këtë lloj reje e quante “ré në pantallona”); kanë ngritur ré kundër ish-kryeministrit të Republikës, pse tha se vendit i duhet “përballje kundër krimit”! Ai foli si deputet i Kuvendit dhe idenë e formuloi kështu: Të bëjmë ligj për të armatosur popullin!.. Mirëpo këta mbrojtjen nga krimi e cilësuan si çështje kriminale.

Këta nuk dinë ç’bëjnë… Këta përballen orë e çast me popullin e pambrojtur dhe njëkohësisht duan të thonë se “populli kryen krim po u përball”. Këta e kanë çuar të keqen në kockën e njeriut, por i thonë njeriut “mo luaj!”. Kjo është qeveri “one way”, do me thënë, vetëm urdhëron qeveria popullin, por jo populli qeverinë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

As e dinë çfarë bëjnë, as e dinë nga vijnë. Këta vijnë nga origjinë që në thelb ka përballjen, ka “populli më këmbë”, “gjithë populli ushtar”, pra i armatosur!…, por tani nuk e pranojnë përballjen. Një nga filmat që diktatori komunist e çmonte pa asnjë vërejtje, ishte filmi i tyre “Përballimi”.

Këta tani ngrejnë ré tymi kundër përballjes.

Pse na duhet përballja?

Na duhet sepse kemi humbur qeverinë.

Qysh se lindi qeveria e “Rilindjes”, lindi si e dyshimtë. U paraqit si socialiste, garantoi si reformatore në koalicion me aleatin e demokratëve, por në fakt u ndërtua as ashtu e as kështu, veç si pëfaqësuese e një pakice fluide që u quajt “Rilindje”. Të parët, socialistët, nisën të kërkojnë qeverinë e tyre. Pastaj u bashkuan edhe pjesët e tjera të shoqërisë. Qeveria që u votua nuk dukej gjëkundi, domethënë programi i qeverisë për të qeverisur popullin, u fsheh. Premtimet me të cilat Parti mori votat, nuk ishte dhe nuk është më. Në këtë rast, besoj se nuk është më e nevojshme të përmenden çfarë dështoi, çfarë u fsheh, e çfarë ndryshoi krejtësisht. Asgjë nuk u duk nga programi, veç e kundërta e tij.

Atëherë, populli ka të “drejtën e Zotit” që të dalë në kërkim të qeverisë. Të dalë dhe të kërkojë përballje me qeverinë. Fillimisht përballje do të thotë që populli i dukshëm dhe qeveria e fshehur të shihen sy më sy, t’i thonë njëri tjetrit “Cili jam unë e cili je ti”. Aty le të vendosë populli nëse e pranon qeverinë; sepse qeveria nuk ka asnjë shans që të shtrojë çështjen për të mos pranuar popullin. Në përballje ka veç një fitimtar.

Është koha për përballje.

Jo më kot mijëra njerëz, mes tyre popull i thjeshtë dhe pastaj politikanë, analistë, mendimtarë, etj., po përkrahim mendimin e Sali Berishës, kryeministër i Republikës deri në shtator 2013, se populli duhet të marrë në dorë të drejtën e vet për Përballje. Kjo mund të bëhet sa kohë që populli mund të qëndrojë më këmbë. Se po u gjunjëzua populli, atëherë flasim për post mortum. Populli ynë është gjunjëzuar për gati gjysmë shekulli. Nuk po them se tani do të kthehet diktataura komuniste, por gjunjëzimi po vjen ndryshe. Po vjen, sipas analistëve dhe mendimtarëve perëndimorë, si korrupsion, si një mafie e re komuniste. Kësaj here populli mund të gjunjëzohet nga dy faktorë shumë njerëzor: Nga uria dhe nga sëmundja! Uria ka kapluar mijëra e mijëra. 400 mijë familje jetojnë në varfëri ekstreme, me dy a tre dollarë në ditë për familje. Të tjerë janë të parregjistruar, por mund të jenë edhe pa dy dollarë. Deflacioni, që është gjendja ekonomike “rrasë për rrasë”, (dmth., nuk ke çfarë blen e nuk ke me çfarë blen), ka trokitur. Rreth 35 përqind e të rinjve janë pa punë. Në emogracionin e madh që ka përfshirë shtetet në luftë, Shqipëria rënditet mes vendeve të para… Po të pritet më tej për Përballjen, atëherë njerëzit nuk ngrihen dot më në gjunjë për shkka të urisë.

Pastaj edhe për shkak të sëmundjeve. Qeveria rrëmbeu fondet e kujdesit shëndetësor dhe i ktheu në bono thesari. Me çfarë do të blihen ilaçet? Po vijnë sëmundjet. Qeveria ka në plan që ta akuzojë popullin e vet si të infektuar nga sëmundjet venale. Nesër populli mund të deklarohet tërësisht i sëmurë mendor, nga sifilizi, nga marrëzia ose nga lebra, etj. Atëherë qeveria nuk mban më përgjegjësi; askush nuk ka përgjegjësi përballë sëmundjes venale… Po të mos përballet populli sa kohë nuk ka ndodhur smundja totale venale, atëherë kurrë më nuk mund të përballet. Populli kërkon zgjidhje, dmth., përballje me qeverinë sa kohë është në gjendje që ta bëjë këtë.

3.

Tani është momenti i përballjes, prandaj edhe zuri vend kërkesa e kryeministrit të Republikës (2005-2013) për t’u përballur me qeverinë. Sepse sapo ka filluar të shfaqet akuza e qeverisë kundër popullit të vet sikur e ka zënë sëmundja e pashërueshme. Qeveria e ka shtuar dozën e akuzës kundër popullit të vet si i sëmurë. Para dy ditësh kryeministri akuzoi popullin si “dembel e të paaftë për punë”. Më herët e kishte akuzuar si “popull qorr”, dmth., i infektuar nga sindroma shogren. Akoma më herët e kishte akuzuar popullin e vet si “popull budalla” që voton për tjetrin. Akoma më herët e ka quajtur popull “dele”. Në veri të vendit, ku përqëndron neverinë më të madhe deklaroi se “këtu me neveritet atdheu”…

Veç një popull që nuk përballet, veç ai e duron fyerjen në masë. Rreziku i fyerjes në masë është shumë i madh. Sepse kur fyen në masë makina shtetërore, jo veç  fyen në masë, edhe fajëson e dënon në masë. Siç na ka ndodhur para 25 vjetësh. Nga ana tjetër, veç një qeveri që nuk përballet me popullin, mund të guxojë të fyejë në masë.

Atëherë duhet përballja. Duhet të zgjidhet çështja mes dy palëve, mes popullit dhe qeverisë. Njëri duhet të fitojë, të dy nuk mund të jenë fitimtarë.

4.

Nuk është e thejshtë kjo që ndodh, që qeveria fyen në masë. Disa djem e vajza, pardje e quajtën kryeministrin “Arrogant” dhe i vunë një pankartë me këtë fjalë para hotelit 15 katësh. Mirëpo sjellja e kryeministrit  nuk është thjesht arrogancë. Nuk e dëgjuat kryeministrin si u përgjigj? “Bëni votat- tha- dhe pastaj ejani” të përballemi! Këtu u duk gjithë strategjia antipopullore e qeverisë. Domethënë qeveria mbahet mbi votat popullit që i paska marrë me shumicë! Domethënë, qeveria përballet me popullin në emër të popullit!… Prandaj duhet bërë e qartë, duke u përballur populli me qeverinë, dmth., të qërohet çështja cili është populli e cila qeveria. Të rinumërohen edhe votat që qënkan dhënë një herë e një kohë, para se të veprohet kundër popullit.

Qeveria e quan prapë popullin “të marrë”. Sepse i mori votat dhe i thotë se ” ti popull nuk ke vota”. Pas kësaj qeveria po i vjedh gjithë pasurinë dhe po e lë lakuriq. Domethënë po e quan popull me sëmudje venale dhe po e rjep nga gjithçka ka.

Në qoftë se do të pritet edhe më gjatë, atëherë populli nuk do të ketë më aftësinë e përballjes. Prandaj u tha se përballja duhet tani.

 

… Çudi. Këta nuk dinë çfarë bëjnë, as çfarë thonë.

Këta nuk ia japin vetes shansin që të përballen, dmth., të shtrojnë kartat mbi tavolinë dhe loja të nisë nga e para. Ka ardhur momenti kur çështja do një konkluzion e një përfundim.

Përballja bën të mundur më të mirën.

Etiketa: Frrok ÇupiMajakovskione waypopull deleré në pantallonarevolucioni socialistsindroma shogrenuria

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tund lekët e ujit ose burg!

Tund lekët e ujit ose burg!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com