Pse i shkonin djersët çurg udhëheqësit, kur shpallte fitoren e Rilindjes? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse i shkonin djersët çurg udhëheqësit, kur shpallte fitoren e Rilindjes?

10:40 | 11/07/2019
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Kur Edi Rama doli në mbrëmje të shpallte fitoren e Rilindjes vinte tejet i zbehtë, ndërsa bulëzat e djersës i mbulonin ballin. Qe i veshur me sqimë dhe i mbërthyer fort deri në grykë, ndryshe nga paraditja e votimit me pantallona mbi gju, çorape trikotazhi dhe këpucë dhëndurësh. Kumti e donte të ishte më solemn, pasi do të shpallte triumfin që e vesh me pushtet, pothuaj sa Enver Hoxha dikur. Por, ja që edhe në këtë ditë lavdie, ku kurorat e dafinës duhet t’i zbukuronin kokën e shogët, ai ishte i bardhë në fytyrë sikur e kishin lyer me shkumës, kurse djersët i mbinin kryeneçe në atë ballë të lartë udhëheqësi, sepse tani e tha açik që i pëlqen ta quajnë udhëheqës, jo kryetar a ndryshe.

Zëri i tij i shtruar, dora e pajtimit, përmbajtja kërcënuese për mos ta fyer armikun si bëri gjithë këtë muaj nuk tregonin qetësinë e një stine të gjatë pushtetërimi që e pret. Ajo fytyrë e bardhë si dëbora, të cilën nuk e kishte nxirë as dielli i Vlorës, ku llapaçitej në det një ditë më parë, ato currilë uji që zbrisnin në faqe tregonin një shqetësim, një ankth që nuk po soste.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Orë më vonë KQZ-ja e Denar Bibës që ka hyrë në histori na tregoi se vetëm orën e fundit votuan 100 mijë e ca vetë më shumë. Ky fluks i jashtëzakonshëm votuesish nuk u pa gjëkundi, as në radha, as në vonesa të mbylljes së procesit. Madje, një komisioner i lodhur në Kavajë ia vuri kyçin qendrës, tek tha: “… kam pesë orë që rri kot”. Por, KQZ-ja e Denar Bibës që ka hyrë në histori, ia doli më në fund të thotë se kanë votuar plot 21.6 për qind, gati 780 mijë votues, kurse në Dibrën e përgjimeve, të “tërmetit” njerëzit kanë rendur të votojnë, që t’i thyejnë hundët atyre që besojnë se votat janë shitur ndonjëherë në këtë vend.

Tani, udhëheqësi ka një rezultat si ia do ënda, madje ka pësuar rritje në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës, ku zgjedhjet nuk u vodhën askund, përveç se te kasetat e Peter Tiede. Udhëheqësi tani mund të kthehet i qetë në fis tek benevrekët, çitjanet apo xhixhillikët që të mbajnë fresk, pasi nën udhëheqjen e tij u shënua një tjetër fitore ndaj artistit, filxhanit dhe kazanit.

Kur Edi Rama doli në mbrëmje të shpallte fitoren e Rilindjes, KQZ-ja e Denar Bibës që ka hyrë në histori ishte e mefshtë dhe nuk e kishte kuptuar që duheshin jo 100, por 200 mijë vota më shumë, se legenat nuk kishin dalë për të votuar, ndaj njësoj si në 26 maj të vitit 1996, komisionerët i hynë punës me vrrull, madje pa pyetur në kishte kamera a aparate që i filmonin gjatë kësaj sprove atdhedashurie.

Tek e fundit, ça po bënin? Nxirr letra fut letra. Ja kaq po bënin. Kështu kanë bërë përherë, por të djelën mbrëma u kuptua që nuk duhet të kishin besuar aq shumë tek kompjuterat e burokratëve që shulloheshin në selinë e Rilindjes. Diçka shkoi gabim me llogaritë, te ata që duhet të votonin vet’i pestë. Kjo punë zgjidhej qysh të shtunën. Mbusheshin kutitë dhe pastaj le të vinin sa të vinin.

Kjo bëri që kur Edi Rama doli në mbrëmje të shpallte fitoren e Rilindjes të lagej qull nga ato djersë, të cilat ia kishin bërë meit portretin, sepse nuk ka hajdut xhepash që vjedh gjysëm portofoli, por e zgrrep të tërin.

Etiketa: denar bibadjersëtedi ramafitorehajdut xhepashi zbehtëmeitPse i shkonin djersët çurg udhëheqësit kur shpallte fitoren e Rilindjes?Rilindjaudhëheqësi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Edita Tahiri: “Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë”

Edita Tahiri: "Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com