Pse e refuzon Voltana Ademi nderimin për martiren Marie Shllaku? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse e refuzon Voltana Ademi nderimin për martiren Marie Shllaku?

16:15 | 09/03/2017
në Uncategorized
0

Letër e hapur drejtuar kryebashkiakes që ka shpërfillur thirrje të vazhdueshme të intelektualëve e historianëve për të nderuar bijën e Shkodrës, martiren e demokracisë,  e cila u pushkatua në Prizren në vitin 1946 nga Sigurimi i Shtetit dhe UDB-ja.

Marie Shllaku është martire e demokracisë, e pushkatuar në moshën 24-vjeçare nga komunistët shqiptaro-serb në Prizren, në vitin 1946. Marie Shllaku, është shkodranja e dashuruar me Kosovën, ishte ndër ata intelektualë shqiptarë të angazhuar maksimalisht për bashkimin e trojeve etnike, duke luftuar me armë kundër forcave komuniste. Ajo mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, që ishte thirrur me qëllimin final shpëtimin e Kosovës nga komunistët serbo-malazezë-shqiptarë. Maria u kërcënua vazhdimisht e nga komunistët e të dy krahëve, por asnëjherë nuk u dorëzua në rrugën e saj.

Ajo ishte pjesë e intelektualëve që u pushkatuan në Prizren në nëntor të vitit 1946, pas gjyqit që iu bë asaj bashkë me 26 intelektualët e tjerë të angazhuar për bashkimin e trojeve shqiptare. Sigurimi i Shtetit në bashkëpunim me UDB-në vendosën në atë kohë pushkatimin për Marie Shllakun, 24 vjeç; At Bernard Llupi, 60 vjeç; Kolë Parubi, 41 vjeç; Gjergj Martini, 29 vjeç, të gjithë ishin nga qyteti i Shkodrës, të cilët u dënuan me pretencën finale me 15 korrik 1946, ndërsa pushkatimi u bë në nëntor të po atij viti. Megjithëse është një ndër personalitet e spikatuar antikomunistë në Shqipëri, krerët e  institucioneve të qytetit të saj nuk e kanë përfillur si të tillë. Ajo nuk ka ende një titull nga Bashkia Shkodër. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi nuk e ka marrë aspak në konsideratë thirrjen e përsëritur të intelektualëve të këtij qyteti e studiuesve të Shqipërisë e Kosovës, për të nderuar martiren e demokracisë. Ndaj dhe për Voltana Ademin mbërriti dje një letër e hapur pikërisht për refuzimin që ajo i bën Marie Shllakut.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Leonora Laçi: Ndero Marie Shllakun për të nderuar Shkodrën!

Drejtue kryetares së Bashkisë Shkodrës Voltana Ademi

E nderuar zonja Kryetare!

Si femra e parë Kryetare Bashkie në Shkodër, për të cilën ndjehemi krenar, e të privilegjuar për përfaqësimin e femrës në pushtetin vendor si dhe për ta shfrytëzuar këtë në dobi të femrës për femrën, duke pas parasysh se zgjedhja juaj në krye të Bashkisë ka thyer tabunë e fanatizmit maskilist.

Por, krenaria zbehet, kur vihet re që Shkodra një qytet që udhëhiqet për kaq dekada nga Partia Demokratike të lërë në harresë dhe në hije heroinën Marie Shllaku, antikomunisten e betuar e cila në moshë të re u pushkatua në Prizren për aktivitetin e saj politik. Shkodra i ka borxh Marijes, prandaj ky shkrim le t’i shkoj në tryezë zonjës Kryetare dhe Këshillit Bashkiak të Shkodrës, sepse nderimi i Maries është nderimi i femrës, nderimi i Shkodrës si qytet, qoftë një hapësirë për memorial, një titull nderi pas-vdekjes, një aktivitet përkujtimor.

Nëse ju keni hezitim apo mos njohuri për veprimtarinë e saj, unë jam e gatshme t’ju sjelli të gjithë librat që janë shkruar për të, madje dhe t’ju informoj për aktivitetet që janë zhvilluar në Kosovë, Shkodër, e Tiranë, apo përkujtimin dhe vlerësimin që i bën Kosova me emra rrugësh e nderime të tjera. Prandaj Shkodra si qyteti i lindjes duhet ta vlerësoj dhe ta njoh aktivitetin e saj!

Boll me amnezinë institucionale prej disa dekadash. Po e bëj këtë thirrje pikërisht me 8 Mars, pasi duhen kujtuar ato femra që u sakrifikuan për kombin, Shqipëria nuk ka vetëm Musine Kokalarin, ka shumë Musineja të tjera si Maria Shllaku, Bardha Gjomarku, Marie Tuci etj. Është për tu vlerësuar nderimi që Gjirokastra por jo vetëm ajo, po nderojnë Musinen, të cilat duhen marrë shembull dhe të jenë nxitje për nderimin e Marie Shllakut nga Shkodra. 8 Marsi është dita e sakrificës së femrës por edhe për të kujtuar përpjekjet e tyre për barazi, paqe e drejtësi. Po e risjelli një poezi që duhet të jetë epitaf për femrat që u flijuan për idealet kombëtare, kjo u shkrua prej një nga të dënuarit në gjyq me Marie Shllakun, profesori shkodran Shefqet Kelmendi që i thotë të gjitha që duhen thënë për Marien si një vajzë 24 vjeçare që u quajt armike dhe u pushkatua, ajo e luftoi komunizmin me pushkë e penë.

Prandaj konsiderojeni këtë thirrje si domosdoshmëri dhe të nevojshme!

Etiketa: At Bernard LlupiepitafGjergj MartiniKolë ParubiLeonora LaçiMarie ShllakuVoltana Ademi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Krimet e Rënda/ Sinanaj i shpëton burgimit të përjetshëm, dënohet me 25 vite burg

Krimet e Rënda/ Sinanaj i shpëton burgimit të përjetshëm, dënohet me 25 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –

18:00 | 14/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

17:00 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –
  • Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Iku nga gara e “BBVA”, Ilir Vrenozi tregon arsyet e largimit nga shtëpia më e famshme –
  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com