Pse e harrojmë vetveten? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse e harrojmë vetveten?

20:19 | 20/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Po u sollëm ne si zotër të denjë të tokës dhe të kaluarës tonë, atëherë do jemi edhe në lartësinë e Aleksandrit, Pirros apo Kostandinit dhe ashtu kjo tokë do mbetet e jona, pa na e çarë kush kokën më. (Elvi C Sidheri)

shkruan Fahri Xharra

Historia shkel, historia të ndërron, historia është e pamëshirëshme. T’i bësh ballë historisë në ruajtjen e vetvetes është një fat i madh. Historia është “Lufta ndërmjet territ dhe dritës që është  e përhershme… Ndërrimi i trajtave që mund të paraqiten si filozofike, shoqërore, fetare, krahinore, në të vërtetë është po ajo luftë e gjithmonshme e njerëzimit mes dritës e territ, mes dashurisë e dhunës, mes dijes e padijes, mes së mirës dhe të keqes…” (nga Zef Pllumbi).

Read more

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

Kombi është një bashkësi e madhe solidare, që e lidh ndjenja e vetëflijimit të kryer dhe vetëflijimeve, për të cilat është i gatshëm edhe në të ardhmen. Kombi shqiptar është i tillë.

Por edhe tek ne thoshte poeti: “…nuk u trembem atyre që i ka zënë murtaja, por atyre të tjerëve qe nguten t’i zë, e ta perhapin. Fundi, fundit nuk mund të akuzosh gjithmonë vetëm minjtë për përhapjen e saj, por ata që të sëmurët i sjellin qëllimisht këndejpari.

Ç’po ndodhë tek ne? Neve me kalimin e kohës na i kan shkatërruar gati të gjitha trashëgimitë. Secili ardhës e lavdëronte të veten dhe e prishte atë që gjente në tokat tona. E edhe më e keqja, na futnin në krye që po e kryejnë një të mirë për hatër dhe dëshirën e Zotit të tyre. Po sot?

Serbia e ka ndërruar mendjen, nuk shkatërron asgjë nga e kaluara e jonë, i ruan, i konservon, i bën publike dhe e thirrë botën që të vizitojnë “trashëgiminë” e tyre.

Në Malin e Zi dhe në Bosnje po zbulohen me mijëra mbetje të së kaluarës sonë ilire. Ata po janë më të drejtë se asgjë nuk e shkatërrojnë dhe e tregojnë përkatësinë e tyre ilire. As në Turqi; turqit janë mbushur me gjetjet arkeologjike “greke” dhe më të rejat po rezervohen, gjithësesi edhe pse nuk i takojnë tashëgimisë turke.

Po na?

Nëse unë them që kishat në trevën e Drenicës (mikrotoponimet):

Abria e Ulët – Arat e Kishës, Lugu i Kishës, Kroni i Kishës, e sipas popullit, aty ka qenë një kishë e vjetër katolike. Aqarevë – Kisha, Kroni i Kishës, Kodra e Kishës.

Abria e Epërme – Kodërgjon, Guri i Kuq, Brija, Kisha, Ara te Kisha. Gurët e Kishës.

Melimeri – arë e mbjellur me mel.

Arllati – në lagjen e Xhamisë kishë e vjetër iliro-shqiptare. Afër kësaj kishe janë gjetur varreza të moçme me skelete të varrosur në mënyrë horizontale. Arqipeshkv Pjetër Karagiqit në vitin 1725, shkruan se në Prizren famullitar dhe misionar apostolik është studenti i Kolegjit Ilirik të Loretos, don Pjetër Bytyçi. Këtij misioni i takon edhe fshati Orlatti me 5 shtëpi të besimit katolikë. Baks – Kisha, Lugu i Kishës (Ismet Sopi).

Do të marr me dhjetëra “ofendime”, por nëse e shtoj edhe këtë nga radio-drenasi.com: “Vasileva – në mes të fshatit afër kronit Çeshmja, janë gjetur themelet e një kishe të vjetër, parasllave. Sot, janë ruajtur mikrotoponimet Ara e Kishës, Lugu i Kishës e kështu me radhë. Këtu ka pasur edhe mullinj të erës, çka edhe sot është ruajtur mikrotoponimi Kodra e Mullinit të Erës”.

Vojniku – Ara e Gjarpive, Ara e Kishës, Kodra e Vorreve. Në lagjen e Dragajve, në vendin Kukavica janë gjurmët e varrezave të vjetra, të dimensioneve të mëdha që populli i konsideron ilire. Aty janë gjetur skelete, vorba e disa gjëra tjera. Jo larg atyre varrezave, po ashtu në lagjen Dragaj, ka qenë një kishë e vjetër katolike, pranë disa burimeve shumë të forta të ujit. Është ruajtur toponimi Arat e Kishës. Të parët e “serbëve” kanë ardhur para 150 vjetëve nga fshati Turiçefc dhe ishte 1 shtëpi. Këta “serbë” janë të fisit Hot e të tjerë, e të tjerë. A mos është kjo blasfemi?

Po kjo, na bindë për të kaluarën tonë: “Turiçefci – Kryqi i Popit ose i Udhëve. Në këtë fshat është gjetur mbishkrimi “gjeniu i vendeve ilire” – Iovi Optimo Maximo et Genio loci Illyrici. Në vendin Lloburet janë gjetur tri shpata. Po aty dhe në Kulina dhe Baricat janë gjetur themele të shtëpive, gurë mermeri të stilit jonik dhe dorik. Është gjetur një statujë monumentale mermeri e dëmtuar, e figurës së femrës, ku shihen pjesë të trupit, sidomos prehni, këmbët e të tjerë ( Ismet Sopi).

Syrigana – Ekzistojnë themelet e nëntë kishave”. Po kjo gjetje: “Tica – në lagjen Bekaj, janë varrezat e moçme, me dimensione të mëdha, me gurë të bardhë me shkrim latin. Edhe në varrezat e sotme të fshatit ka gurë të tillë. Gjatë hapjes së një pusi në lagjen Bekaj është gjetur një stoli – gjarpër argjendi, që gjendet në Muzeun e Kosovës”.

Të mohojmë të kaluarën tonë? Në emër të çkafit dhe të kujt?

Fundi i fundit nuk mund të akuzosh gjithmonë vetëm minjtë për përhapjen e mutajës, por më shumë ata që të sëmurët i sjellin qëllimisht këndejpari.

Etiketa: AleksandriDrenicëFahri XharraKostandiniKryqi i PopitPirroPse e harrojmë vetveten?trevëTuriçefciZef Pëllumi

Të Lidhura

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

nga 27
10:08 | 06/06/2026
0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar...

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

nga 27
09:46 | 06/06/2026
0

Aktori dhe regjisori I njohur shqiptar, Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes...

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

nga 27
09:08 | 06/06/2026
0

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e...

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

nga 27
08:56 | 06/06/2026
0

Protesta kundër investimit në Zvërnec po përhapet dhe në diasporë. Ditën e sotme, e shtunë 6 qershor, shqiptarët kanë njoftuar...

Para
Humb jetën nga COVID-19 artisti shkodran

Humb jetën nga COVID-19 artisti shkodran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

10:08 | 06/06/2026
Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

09:46 | 06/06/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

09:08 | 06/06/2026
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

08:56 | 06/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –
  • Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –
  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt
  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –
  • Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com