Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe ai i OSBE-së, Bernd Borchardt kanë kërkuar të bëjnë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Burime brenda selisë blu thonë që takimi ka në qendër të diskutimeve krizën politike në vend, protestat e studentëve dhe situatën gati në shpërthim.
Pas këtij takimi pritet një dalje publike nga selia blu e vetë Lulzim Bashës.