Ditën e nesërme Partia Socialiste mbledh Kryesinë dhe se mbledhja do të bëhet gjatë pasdites. Në fokus mësohet se është Asambleja e 7 majit. Ky organ i PS do të mblidhet për zbatimin e vendimeve që u morën në Kongresin e socialistëve të 9 prillit.
Vendimet kanë të bëjnë si me ndryshimet statutore ashtu dhe me ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve të bashkive të PS, ndërprerje që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve për kryetarë të rinj.
Ditën e nesërme gjithashtu do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve në Kuvend për të diskutuar për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. PS ende nuk e ka një emër zyrtar për kandidatin mundshëm, ndërsa socialistët propozuan në zarf disa ditë më parë tre emra.