Partia Socialiste ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Sali Berishës, duke thënë se ata ofrojnë vetëm gënjeshtra nga çadra.
Në një njoftim për mediat, selia rozë thotë se Basha dhe Berisha nuk kanë asgjë çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë, përveçse ti quajnë mafiozë ndërkombëtarët.
“Berisha e Basha nuk kanë asgjë çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë. Ata i quajnë mafiozë ndërkombëtarët dhe bllokojnë vettingun. Berisha e Basha ofrojnë vetëm gënjeshtra nga çadra e tyre. Kjo çadër nuk ka as plan e as shpresë t’i ofrojë Shqipërisë, veç thirrje për kërcënime”, thuhet në deklaratën e PS-së.