Provat e reja në gjykatë/ Saimir Tahiri u takua dy herë me Artan Habilajn në një hotel në Greqi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Provat e reja në gjykatë/ Saimir Tahiri u takua dy herë me Artan Habilajn në një hotel në Greqi

08:10 | 15/05/2018
në Shqiperi
0

Kur kanë kaluar dy ditë nga masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe korrupsion, detaje të tjera dalin në dritë, ndërsa zbulohen disa nga provat e reja. Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se Gjykata për Krimet e Rënda u bazua për të dhënë ‘arrest shtëpie’ tek dy letër-porositë, njëra nga Greqia, dhe tjetra nga Italia, që pretendohet se përmbajnë prova të reja. Po ashtu burimet raportojnë se pikë kyçe ngelet edhe dëshmia e dhënë nga ish-zv/ministrja e Brendshëm Elona Gjebrea si dhe shoferi i tij Gentian Ceka.

Mësohet se në letërporosinë e Greqisë flitet për faktin se ish-ministri Saimir Tahiri ka takuar dy herë Artan Habilajn, (kushëri i tij) në një hotel në shtetin helen gjatë kohës që ai ka qenë në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Vendimi i Gjykatës për “Tahirin”
Gjykata për Krimet e Rënda u bazua në një vendim prej 33 faqesh teksa mori masën “arrest shtëpie” për ish-ministrin Tahiri. Në këtë dokument flitet për lëvizjet e Tahirit në gjatë 2015-2017, kohë kur ishte ministër, por edhe pas dorëheqjes. Burime për ‘BalkanWeb’ raportojnë se dëshmia e Elona Gjebreas mbetet pikë kyçe për hetimet, ndërsa ajo flet për udhëtimet që ka pasur me familjen e saj dhe atë të Tahirit drejt shtetit grek.

“Deklarime të shtetases Elona Hoxha (Gjebrea) aktualisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë, dhënë në datë 01. 12. 2017, para prokurorit të çështjes, të dokumentuar në Procesverbal “Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale”. Në tërësinë e deklarimeve, deklaruesja njoftoi për pushimet e familjes së Saimir në Greqi javën e parë të Gushtit 2014, ndërsa nuk njoftoi mënyrën se si udhëtuan nga Saranda në Korfuz (në vajtje), për drejtuesin e mjetin me të cilën udhëtuan vajzat e saj me prindërit e Saimirit (në vajtje) dhe për mënyrën sesi automjetet e tyre të kthimin mbërritën në Greqi.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sipas deklarueses, në javën e parë Gusht 2014, së bashku me bashkëshorten, Arian Hoxha, shkoi me pushime në Korifuz, Greqi dhe, më pas, në Lefkadha, Greqi. Për të shkuar në Greqi udhëtoi së bashku me bashkëshortin drejt Sarandës, me mjetin e punës. Në Sarandë u takuan me Saimir Tahirn. Ministër i Brendshëm në atë kohë, i cili ndodhej së bashku me bashkëshorten e tij. Së bashku udhëtuan në drejtim të Greqisë, duke dalë nga Pika Kufitare Porti Sarandë dhe qëndruan një natë në Korfuz. Të nesërmen shkuan në Lefkadha ku qëndruan gjashtë ditë në një shtëpi të marrë me qira. Në katin e parë qëndroi ajo së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj Livia dhe Fiona dhe në katin e dytë Saimiri se bashku me familjen. Për mbërritjen e vajzave në Greqi, kishin përpiluar paraprakisht një deklaratë noteriale nëpërmjet të cilës autorizonin Znj. Luiza Tahiri (nënë e Saimir Tahirit).”, thuhet në një pjesë të vendimit.

/balkanweb/

Etiketa: Artan HabilajgjykateSaimir Tahiri

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Pak orë larg ëndrrës amerikane, sot në 18:00 dalin përgjigjiet e lotarisë

Pak orë larg ëndrrës amerikane, sot në 18:00 dalin përgjigjiet e lotarisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com