Janë arrestuar mbrëmjen e sotme 2 vëllezërit, përkatësisht Bujar Durullari dhe Idajet Durullari për shkak të protestës së sotme te Bregu i Lumit.
Banorët e Bregut të Lumit, mes tyre dy vëllezërit, kanë kundërshtuar vijimin e punimeve për zgjatimin e Bulevardit të Ri. Ata pretendojnë se pronat e tyre nuk janë vlerësuar me çmimin real të tregut dhe shumë prej tyre janë shprehur se askush nuk i ka vënë në dijeni lidhur me vendimet për prishjen e banesave të tyre.
Mësohet gjithashtu se për arrestimin e banorëve zbarkuan në lagje 20 furgona policie.
Banorët e Bregut të Lumit vijojnë protestën: Duam djersën që kemi derdhur me vite si emigrantë