Nga Dritan Kaba
PROTESTE QYTETARE APO DHUNE?
Protesta e sotme pati kritizeret e saj. Nxituan te artikulojne dhe te thone: Çfare proteste eshte kjo, pa shkaterrime, perleshje dhe flake?!
Duan dhune nga protestat. Njesoj si vampiret qe kerkojne gjak.
Opozita ne asnje vend te botes demokratike nuk mund ta marre pushtetin me dhune,
Ne asnje vend te BE ku aspirojme te shkojme, opozita nuk lind dhume, por alternative.
Ne asnje vend tjeter te botes qe duam t’i perkasim opozita nuk çon popullin ne gjakderdhje.
Kush kerkon kete ben vetem lojen e klikes ne pushtet. Ben lojen e krimit te organizuar qe xha ka zene qeverine nga maja e saj.
Kush kerkon kete i ben nje sherbim te madh Rames.kerkon qe t’i jape mundesine e arte qe te dale e te etiketoje opoziten si shkatrrimtare, si jo evropiane apo perrallat me pro ruse.
protesta e dhumshme do te terhiqte vemendjen nga kjo qeveri e do e kalonte gjithshka tek opozita si antievropiane. ka shume burokrate te Brukselit te blere e mikluar nga parate e droges qe mjezi e presin nje rast te tille, per te etiketuar opoziten si e keqja e ketij vendi.
Mos beni krahasime me dhunen e ushtruar ne protestat e organizuara nga sindikatat dhe grupet e organizuara shoqerore apo edhe komuniste po te doni ne Perendim.
As me opoziten e 21 janarit, jo dhe jo.
Kthimi i vendit ne prodhues e trafikues droge u be pikerisht per te shperblyer ato turma vandale. Koncensionet vrastare po jepen pikerisht per te lare borxhet e financimit e atyre lloj protestash.
Rrrenjet e kesaj gjendjeje te vendit sot jane zhvilluar, pikerisht nga ajo dite, nga ajo lloj opozite ekapur dhe lidhur ngushte me krimin.
Nuk e kuptoj thirrjen per dhune. As i bashkangjitem asaj.
Opozita me protestat e veta sensibilizon jo vetem qytetaret, por edhe opinionin nderkombetar.
Jemi para nje qeverie te lidhur me krimin, si vellezer siameze. Kush do jeten e gjate te kesaj dysheje te mos protestoje. Por te mos jape as mend.
Amalgama Qeveri, krim i organizuar, media e blere, koncensione grabitqare, eshte e keqja e ketij vendi dhe jo opozita paqesore.
Kush do rremuje, kaos dhe dhune i shtrin tapetin e kuq Rames. Tjetra eshte ajo qe Rilindja nuk do, proteste qytetare.