Një person u vra sot në qytetin iranian të Sirjan gjatë protestave që shpërthyen për rritjen e çmimit të karburantit me rreth 50%.
Masat e këshillit të lartë ekonomik kanë shkaktuar zemërim në të gjitha vendin dhe vijnë si pasojë e sanksioneve të SHBA të vendosura prej vitit të kaluar.
“Një person është vrarë në Sirjan dhe … po hetojmë nëse është vrarë nga forcat e sigurisë që po rivendosin rregullin në qytet,” tha zyrtari lokal Mohammad Mahmoudabadi duke shtuar se disa persona u plagosën kur njerëz të maskuar ishin infiltruar në protestë dhe kishin sulmuar forcat e sigurisë. “Forcat e sigurisë nuk lejohet të qëllojnë ndaj njerëzve … situata tani është e qetë,” tha ai.