Në një kohë kur e gjithë Shqipëria është çuar në protesta kundër rritjes së çmimeve, kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një deklaratë për mediat për të recituar fjalët e zakonshme. Në vend që të gjej zgjidhje për situatën, Rama ka gjetur rastin që t’u kujtojë protestuesve se qytetarët e votuan sërish në 6 Mars, i cili fitoi në 5 bashki të vendit.
“Një protestë që po zhvillohet këtu poshtë, dëgjoj thirrje poshtë komunizmi, Rama ik, të shara me megafon nga individë që flasin në emër të popullit…, por nuk kam asnjë problem me këto sepse komunizmi ka rënë ka kohë. Para pak ditës popullit kur foli në 6 bashki tha 5 herë Rama rri. Nuk jam përkulur kurrë në jetën time për të futur dorën në xhepin e askujt. Nuk janë problem as ulërimat, sharjet e përqeshjet, problemi themelor është bashkimi tyre te e vërteta dhe faktet. I kam ndjekur reagimet e komentet tuaja në Facebook” – tha Rama.
Duke qenë se nuk ka si të justifikojë çmimet e ushqimeve dhe të naftës që janë dhe qëellimi kryesor të protestave, ai ka folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe ka dhënë si zakonisht paralajmërimin se energjia do të rritet.