“Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët”
Pas protestës që një grup studentësh organizuan sot para godinës së kryeministrisë, ka reaguar kryeministri Rama i cili i sqaron ata se të gjtihë të do zënë vëndin që meritojnë nëpër auditorete universiteteve. Përms një mesazhi në facebook, Rama sqaron se sipas reformës në arsim që po aplikohet këtë vit, më të mirët zgjedhin të parët.
Ai sqaron se e gjithë rrëmuja është krijuar pasi studentët më të mirë kanë dalë fitues në më shumë se një degë dhe se brenda datës 20 shtator secili prej tyre do të zgjedhë degën e preferuar për të lënë të tjerat ku ka dalë fitues, për studentët që vijnë pas tij në radhë sipas rezultateve.
Deklarata
Një nga risitë e Reformës në Arsim është më të mirët zgjedhin të parët!
Po sigurisht, një maturant i shkëlqyer nuk mund të shkojë në tetë, nëntë apo dhjetë degë, ku shpreh fillimisht preferencën dhe del fitues! Deri në 20 shtator, çdo fitues në më shumë se një degë, do të regjistrohet në degën e vetme që do ndjekë dhe, automatikisht, të gjitha vendet e tjera që ka zënë përkohësisht në listën fituese, do të lirohen për shpalljen e fituesve të tjerë.
Pra, e drejta për të zgjedhur përcaktohet sipas meritës, me procedura transparente, jo më në errësirë sipas tarafit apo parasë… Rregullat janë të qarta dhe kush ndjek si duhet procedurat, padiskutim do të ushtrojë të drejtën e vet për shkollim të lartë, sipas meritës.
Suksese dhe mos harroni: Janë 25 mijë kuota për 27 mijë e 600 aplikues, kështu që ata që do mbeten jashtë në fund të procesit, do të jenë një numër i kufizuar e me rezultatet më të dobëta ndër gjithë të tjerët. Prandaj respekt për meritën e secilit dhe durim deri në përfundimin e procesit!”, shkruan Rama.