Ish kryeministri, Sali Berisha ka bërë thirrje ndaj studentëve dhe punonjësve të tjerë të universiteteve që të dalin në protestën e pedagogëve që do të nisë në orën 11:00 përballë universitetit të Arteve.
“Të gjithë në Protestë! Sot, në ora 11:00, protestë e madhe para Universitetit të Arteve nga pedagogë, punonjës dhe studentë të universiteteve të vendit”, shkruan Berisha.
Pedagogët kanë paralajmëruar bojkotin e vitit të ri akademik që pritet të nisë në 17 tetor, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre për rritje të pagave në nivelin 50%. Deri më tani, ministria e Arsimit ka ndërmarrë vendimin për një rritje prej vetëm 7%, ndërsa kanë lënë mundësinë e një rritje prej 8% nga ana e vetë universiteteve që mbahen nga tarifat e studentëve.