Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa deputetë të PD-së (Emrat) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e opozitës/ Policia arreston 21 persona, procedohen edhe disa deputetë të PD-së (Emrat) –

09:30 | 11/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm –

Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze –

Policia e Tiranës ka bërë të ditur masat e marra pas protestës së zhvilluar një ditë më parë nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 21 persona janë arrestuar, mes tyre edhe 7 të mitur.

14 nga të arrestuarit janë: Kreshnik Çeço, Klodian Bajrami, Leonid Tusha, Klejdi Subashi, Suzana Dimushi, Ramazan Nuhu, Florian Nuhu, Daniel Zeka, Andrea Kulla, Fabiol Ahmeti, Geraldo Demiraj, Danjel Kulla, Artur Kadria dhe Arbri Ujkaj.

Ndërkohë nuk është bërë i ditur identiteti i 7 protestuesve të mitur.

Në njoftim gjithashtu thuhet se janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, policia thotë se nisi procedimi në gjendje të lirë për sekretarin organizativ të PD-sëErvin Minarolli, për veprat penale  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Po ashtu materialet u referuan edhe për: Belind Këlliçin, Klevis Balliun, Luçiano Boçin  dhe Flamur Nokën, anëtarë të Partisë Demokratike, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim”. Ndërsa u shpall në kërkim shtetasi L. P., 41 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policise: 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi tubimin e zhvilluar më datë 10.02.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Ç., 36 vjeç; K. B., 24 vjeç; L. T., 21 vjeç; K. S., 26 vjeç; Xh. V., 18 vjeç; R. N., 28 vjeç; S. D., 48 vjeçe, F. N., 32 vjeç; A. K., 24 vjeç; F. A., 22 vjeç; G. D., 21 vjeç; D. K., 27 vjeç; J. K., 18 vjeç; A. K., 20 vjeç; O. H., 18 vjeç; S. P., 18 vjeç; A. U., 24 vjeç, dhe katër shtetas 17 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-B. K., K. B., L. B. dhe F. N., anëtarë të Partisë Demokratike, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim”;
-u shpall në kërkim shtetasi L. P., 41 vjeç. Po punohet për kapjen e tij.

Të Lidhura

Shpifje! PD dhe PS janë bashkë –

Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm –

nga 27
12:43 | 19/05/2026
0

Pasi u përjashtua nga gara për kreun e Partisë Demokratike, ish deputeti dhe anëtari kryesisë së kësaj force politike ,...

Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

nga 27
12:33 | 19/05/2026
0

Avokati i Popullit ka kërkuar mbylljen e menjëhershme të pesë institucioneve penitenciare në vend, duke argumentuar se kushtet në to...

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

nga 27
12:27 | 19/05/2026
0

Agron Tare, vëllai i Igli Tare, është paraqitur sot në SPAK në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres...

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze –

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze –

nga 27
12:11 | 19/05/2026
0

Policia italiane po thellon hetimet për atentatin me armë të ndodhur disa ditë më parë në parkingun pranë parkut “Via...

Para
Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona –

Reshjet e shiut përmbysin Lezhën, probleme me energjinë elektrike në disa zona -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpifje! PD dhe PS janë bashkë –

Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm –

12:43 | 19/05/2026
Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

12:33 | 19/05/2026
Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –

12:27 | 19/05/2026
Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze –

Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze –

12:11 | 19/05/2026
Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin –

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin –

11:53 | 19/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm –
  • Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –
  • Agron Tare paraqitet në SPAK, vëllai i Igli Tares pyetet nga prokurorët për dosjen “Balluku” –
  • Tronditi Italinë me shpërthime bombash! Kush është ‘Antonio shqiptari’ i arrestuar në Foggia, i akuzuar edhe për atentate mafioze –
  • Aksident i rëndë në Tiranë, shoferi 26-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin –
  • I vetmi burim për të mbajtur familjet, të dëmshpërblehen… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po asgjësohen standardet demokratike dhe pluralizmi i brendshëm –
  • Kushtet cenojnë dinjitetin njerëzor, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e 5 burgjeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com