Mijëra mbështetës të opozitës janë nisur nga qarku i Dibrës për të marrë pjesë në protestën e sotme.
Mësohet se nga 4 bashkitë e qarkut janë rreth 5000 qytetarë që po i bashkohen protestës së orës 20:00 në Tiranë.
Për shkak të pikave të kontrollit të ngritura në rrugët nacionale, raportohet se protestuesit janë nisur që nga mëngjesi i kësaj të hënë.