Një ditë para protestës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të LSI-së në rrethe.
“LSI është e angazhuar në aksionin opozitar. LSI sa më pranë qytetarëve. Opozita e bashkuar kundër keqqeverisjes, varfërisë dhe largimit të të rinjve nga vendi. Lufta kundër varfërisë është prioriteti kryesor. Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët” tha Kryemadhi.
Kujtojmë se lidhur me protestë që do të zhvillohet nesër opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun me kryeqytetin.