Punonjësit e Rafinerisë së naftës në Fier kanë protestuar sërish për mospagesën e kontributeve shoqërore, pagat e prapambetura dhe rivënien në punë të Uzinës së Përpunimit të Naft.
40 naftëtarë, burra e gra, kanë hipur në kullat e rafinerisë 33 metra të larta.
Janë gjithsej 102 persona që punojnë në këtë rafineri, e cila operohet nga Trading Petrol and Drilling e cila ka sqaruar se është një prej kontraktoreve të Armo-s dhe se përgjegjësitë për shlyerjen e detyrimeve i takojnë kësaj shoqerie e cila është larguar.