Policia nuk dha leje për protestën e diasporës megjithatë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se nëse do ishin ftuar në këtë protestë, PS do të merrte pjesë.
“Nëse do ishim ftuar, edhe ne do ishim pjesë e protestës së diasporës. E dimë që Shqipëria i ka një borxh gjithë shqiptarëve që jetojnë në çdo cep të territorit dhe në këto vite janë kontributor i ekonomisë së vendit”, deklaroi Balla.
Duke komentuar mosdhënien e lejes nga policia, Balla tha se në Shqipëri nuk i refuzohet askujt e drejta për të protestuar sa kohë që cdo kërkesë për protestë plotëson kriteret e nevojshme dhe të domosdoshme të përgjegjësisë të personave që marrin përsipër të organizojnë një protestë.