Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako po zhvillon një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka mbërritur në zyrën e Llallës rreth orës 09:15 minuta, ndërsa në qendër të diskutimit është protesta që do të organizojë opozita.
Takimi është kërkuar nga Haki Çako për të shkëmbyer informacione mbi protestën.