Prometeu i vaksinës! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prometeu i vaksinës!

18:30 | 07/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Nga Edi Oga

Lajmi i madh i fundjavës ishte nisja me urgjencë e TËMADHITFARE për në Amerikë, për të siguruar vaksinën antikovid për popullin e tij!

Nëse ky lajm nuk t’i mbush sytë me lot, atëherë ke një xhezve kafeje në vend të zemrës!

Asnjë kryeministër, asnjë president në Botë nuk e ka bërë deri tani këtë sakrificë sublime për qytetarët e vendit të vet!

Imagjinoni rradhën në portën e magazinës ku shpërndahen vaksinat!

Ju nuk e keni idenë se sa e gjatë është rradha atje!

Nuk jemi në një situatë normale ku kontratat për vaksinat midis prodhuesve dhe shteteve të interesuara t’i bëjnë agjensitë e specializuara apo përfaqësuesit tregëtarë dhe ligjorë të caktuar nga shtetet, jemi në kohë krize dhe vaksina merret fizikisht, duke u paraqitur vetë në fabrikë, tek magazina!

Sa më i fuqishëm dhe i pashëm të jetë personi që paraqitet, aq më shumë mundësi ka të shërbehet!

Sa më i gjatë të jetë ai, aq më shpejt hiqen dyshimet se nuk ka ardhur për të vjedhur. Nëse personi është mbi dy metra, këto dyshime bien automatikisht. E gjithë Bota e di se nuk ka hajdut mbi dy metra!

Sa më shumë dorëlëshuar të jesh në pagesa, të paguash “cash” dhe të mos pyesësh për çmimin, aq më shumë shanse ke të të japin prioritet! Nëse nuk e ke problem të paguash për PPP-ra, koncensione, rrugë të shtrenjta, arbitrazhe, aq më pak e ke problem të paguash edhe për vaksinat!

Më në fund TËMADHIT i vjen rradha!

Kur u thotë kush është, shefi i magazinës habitet dhe kërkon në google për të!

Bën disa telefonata dhe më në fund bindet!

“Ju falemindërit zoti kryeministër! Gjesti juaj është i jashtëzakonshëm!”

“Lëri furçat po më ngarko mallin, se populli po pret!”!

“Porosinë tuaj do t’jua nisim me paleta drejt avionit! Do të jenë atje para se të shkoni ju!”

“Ça paleta leshi por m’i jep në një thes! Dua që të zbres nga shkallët e avionit me thesin me vaksina në krahë. Nëse nuk më shohin me thes, nuk më besojnë që ua solla unë!”

“Ampulat ruhen në frigoriferë specialë zoti kryeministër!”

“Nuk më plas fare! Futi me gjithë frigoriferë në thes! Kam unë zgjedhje në Prill, nuk ke ti!”

Magazinieri i thotë se e kjo është e pamundur!

“Po tani, si t’ia bëj? – pyet IMADHIFARE ndihmësit e tij. “Dua që njerëzit të më shohin me thes!”

“E kemi menduar ne shef, mos ki merak. Do të fryjmë një thes me ajër! Të gjithë do të besojnë se është plot me vaksina. Mos harro që janë po ata që të besojnë për aeroportet, për rrugët, për shkollat, për rrogat, për pensionet, për turizmin. Mos e ki merak!”

Ashtu si Prometeu që i rrëmbeu zjarrin Zotave për t’ua dhënë njerëzve, IMADHIFARE zbret nga avioni me thes në krah! Njerëzit do të vaksinohen dhe do të shpëtojnë nga pandemia!

Shpërblimi? Më 25 Prill, Hefesti (lexo Basha), do ta lidhë TËMADHINFARE me hekura mbi një shkëmb dhe një shqiponjë (Mona) do t’ia hajë mëlçinë, ditë për ditë…!

A nuk jemi popull mosmirënjohës?

/Newsbomb/

Etiketa: AmerikëEdi OgaPrometeuvaksina

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Skema 3D, si u ekzekutua me mitraloz të telekomanduar “babai” i bombës iraniane

Skema 3D, si u ekzekutua me mitraloz të telekomanduar “babai” i bombës iraniane

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com