Prokurorja që arrestoi Rexhep Rrajën emërohet ndihmës-magjistrate në ILD/ Besnik Canit i mbaron mandati

Duhet të lëçisni

Doza e tretë e vaksinës, Maqedonia e Veriut merr vendimin, rekomandohet për tre kategori qytetarësh

Maqedonia e Veriut rekomandon dozën e tretë të vaksinës për gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësorë dhe personat me imunitet të dobët. Ministri...

Ministria e Brendshme e Kosovës ka lëshuar mbi 6.000 targa të përkohshme për tri ditë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se prej 20 shtatorit e deri në përfundim të ditës së mërkurë, më 22 shtator,...

Zbardhet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare, si ndahen deputetët e mazhorancës dhe opozitës

Parlamenti tashmë ka përfunduar edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione parlamentare, edhe pse ky veprim duhet të kishte përfunduar javën e kaluar. Komisionet e përhershme...

Shefi Ekzekutiv i Modernas: Pandemia mbyllet brenda një viti

Shefi Ekzekutiv i Modernas, Stéphane Bancel thotë se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka miratuar disa vendime.

Në deklaratën zyrtare bëhet e ditur se fillimisht u miratua një ndryshim në nenin 3, pika 3 e rregullores ku një prokuror nuk mund të komandohet 4 herë në të njëjtin pozicion ose në një pozicion tjetër.

Ndërkohë me shumicë votash u miratua projekt- vendimi për komandimin e prokurores së Krujës, Mirela Kapo si ndihmës- magjistrate pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë me kryetar Artur Metanin për një periudhë 5- vjeçare.

Mirela Kapo ishte prokurorja e cila kërkoi arrestimin e Rexhep Rrajës, djalin e deputetit të PS Rrahman Rraja për për dhunë ndaj të dashurës së tij Xhisiela Maloku si dhe u kërkua edhe dënimi i tij me 1 vit burg.

Po ashtu Besnik Cani, prokurori që u shkarkua nga KPA i ka mbaruar mandati pasi nuk mund të kryejë më detyrën si anëtar i KLP.

Deklarata e plotë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen plenare në prani të 9 anëtarëve dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vëzhgues të tjerë të akredituar.

Mbledhja nisi me propozimin e anëtarëve Bujar Sheshi dhe Kostaq Beluri për përfshirjen në rendin e ditës të miratimit për disa ndryshime në “Rregulloren për caktimin e përkohshëm të prokurorëve”, miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me Vendimin nr.64, datë 15.04.2019 dhe botuar në Fletoren Zyrtare nr.66 datë 08.05.2019  dhe në “Projekt vendimin për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kancelarët në detyrë në sistemin e prokurorisë”, miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me Vendimin nr. 56 datë 24.02.2020 dhe botuar ne faqen zyrtare të Këshillit.

Konkretisht është miratuar ndryshimi në nenin 3, pika 3 e rregullores, “Këshilli nuk mund të caktojë përkohësisht një prokuror më shumë se katër herë në të njëjtin pozicion ose në një pozicion tjetër” duke hequr kufizimin kohor deri në miratimin e “Rregullores mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve”.

Anëtari Kosta Beluri i propozoi Këshillit të shtohet në rendin e ditës ndryshimi i vendimit nr. 56, dt. 24.02.2020 “Për Kryerjen e Verifikimit të Figurës dhe Pasurisë për Kancelarët në detyrë”, duke shtuar edhe verifikimin e kritereve të tjera ligjore krahas vlerësimit të pasurisë dhe figurës, në përputhje me nenin 111, pika 1 të Ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e sistemit të prokurorisë”, dispozita kalimtare për Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kancelarin, ku parashikohet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë “kryen verifikimin e figurës dhe të pasurisë, si dhe plotësimin e kushteve dhe procedurave të parashikuara nga ligji për shërbimin civil për sekretarin e përgjithshëm dhe kancelarët në detyrë”. Konkretisht, ndryshimin e titullit të Vendimit nr. 56, dt. 24.02.2020, sipas tekstit “Për kryerjen e verifikimit të figurës, pasurisë dhe kritereve të tjera ligjore, për kancelarët në detyrë” duke përfshirë në bazën ligjore të vendimit nr. 56, dt. 24.02.2020, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar si dhe të Ligjit nr. 9049, dt.10.04.2003, i ndryshuar “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar. Ndryshimin e pikës 1 të vendimit sipas tekstit “Të kryejë verifikimin e figurës, pasurisë dhe kritereve të tjera ligjore, për kancelarët në detyrë”, si dhe ndryshimin e pikës 2 të vendimit nr. 56, dt. 24.02.2020, sipas tekstit “Të hartojë raporte të veçanta me rezultatet e verifikimit sipas pikës 1 të këtij vendimi, për çdo kancelar në detyrë”.

Me shumicë votash u miratua projekt-akti për komandimin e znj. Mirela Kapo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, në pozicionin e ndihmës-magjistratit pranë Kabinetit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për një periudhë pesë vjeçare duke filluar nga data 04.03.2020.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar nё nenin 149/b, pika 1, germa d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 66/3 të ligjit nr. 84/2016 “ Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjitnr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe pasi u njoh me vendimin nr.2, datë 27.02.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe relacionin e përgatitur nga Komisioni i Disiplinës, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Z.Besnik Cani, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Gjithashtu, Këshilli ka hedhur shortin për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm, i cili do të shqyrtojë arkivimin e ankimit e një shtetasi kundër një prokurori, në lidhje me vendimin nr.18/1 datë 24.01.2020, ku Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur arkivimin e kësaj kërkesë/ankesë. Kundër këtij vendimi është ushtruar ankim nga ana e qytetarit, përpara Këshilli të Lartë të Prokurorisë.

Bazuar në nenin 160, pika 13 e ligjit 115/2016, për shqyrtimin e kësaj kërkese krijohet një komision i përbërë nga dy anëtarë jo-prokurore dhe një anëtar prokuror. Komisioni është përcaktuar me short nën kujdesin e Kryetarit. Shorti përcaktoi tre anëtarë të Komisionit të Përkohshëm, Tartar Bazaj, Alfred Balla dhe Kostaq Beluri. Vendimet e komisionit të përkohshëm janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen para mbledhjes plenare të Këshillit.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Doza e tretë e vaksinës, Maqedonia e Veriut merr vendimin, rekomandohet për tre kategori qytetarësh

Maqedonia e Veriut rekomandon dozën e tretë të vaksinës për gjithë qytetarët mbi 60 vjeç, punonjësit shëndetësorë dhe personat me imunitet të dobët. Ministri...

Ministria e Brendshme e Kosovës ka lëshuar mbi 6.000 targa të përkohshme për tri ditë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se prej 20 shtatorit e deri në përfundim të ditës së mërkurë, më 22 shtator,...

Zbardhet përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare, si ndahen deputetët e mazhorancës dhe opozitës

Parlamenti tashmë ka përfunduar edhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione parlamentare, edhe pse ky veprim duhet të kishte përfunduar javën e kaluar. Komisionet e përhershme...

Shefi Ekzekutiv i Modernas: Pandemia mbyllet brenda një viti

Shefi Ekzekutiv i Modernas, Stéphane Bancel thotë se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron...

Shefi i UNMIK thirrje Kosovës e Serbisë: Çështja e targave të zgjidhet përmes dialogut

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka reaguar të enjten pas bllokadave të krijuara në pikat kufitare Jarinjë...