Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Prokuroritë, “ping pong” me super dosjen “184”, reagon kreu i SPAK

Nga Klodiana 0

SPAK nuk ka pranuar aktet e “Dosjes 184” të dërguara nga Prokuroria e Dibrës duke i rikthyer sërish në këtë prokurori për të qenë ajo që do të vijojë hetimet.

Prokuroria e Dibrës kishte shpallur moskompetencë për këtë dosje duke kërkuar nag SPAK që të bëjë hetimin e saj.

“Dosja 184” ka të bëjë me blerjen e votave për zgjedhjet lokale në Dibër, në të cilën janë edhe përgjimet e dy ish-ministrave dhe disa deputetëve të maxhorancës.

I kontaktuar nga gazetarja e Abc NewsGlidona Daci, kreu i SPAK Arben Kraja u shpreh se ky institucion ka vendosur më datë 27 janar që ta kthejë dosjen në Dibër dhe të detyrojë atë prokurori të vijojë hetimet.

I gjithë ky “ping pong” mes prokurorive po bën që të mos fillojë gjykimi i kësaj dosjeje që tronditi politikën e Tiranës disa muaj më parë. /abcnews.al

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej