Një operacion i madh arrestimesh po vijon në Tiranë ku po ekzekutohen 22 urdhërarreste.
Mësohet se deri tani janë 14 të arrestuar dhe ky operacion është bashkëpunim i prokurorisë me krimin ekonomik, doganat e tatimet.
Në qendër të këtij operacioni janë mashtrimet me faqet on line të shitjeve. Urdhër-arrestet e lëshuara janë pjesë e aksionit “Fast Delivery” kur në Nëntor 2021 sekuestruan mallra me vlerë 1 milion Euro.
Hetimet janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, me përfshirjen edhe të Tatimeve e Doganave. Bëhet fjalë për kozmetikë, veshje etj. që futeshin kontrabandë në Shqipëri dhe më pas shiteshin online duke shmangur faturat tatimore.