Ministri i Brendshëm akuzohet për kanosje të gjyqtarit
Prokuroria e Përgjithshme regjistron kallëzimin penal të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për veprën penale “kanosje e gjyqtarit”. Vendimi për kallëzim penal u mor pas akuzave të ministrit ndaj gjyqtarit, Arjan Aliu. Sipas KLD deklaratat e ministrit Tahiri në drejtim të gjyqrtarit Aliu, janë fyese dhe kërcënuese.
Ministri Tahiri e ka akuzuar gjyqtarin për shërdorim detyre pas vendimit që mori pak ditë më parë për të liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm Haki Çako si dhe caktimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për dy oficerë të lartë të policisë.