Prokuroria nuk heton Lulzim Hamitajn e Vetting-ut, i akuzuar për falsifikim të dokumenteve shtetërorë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokuroria nuk heton Lulzim Hamitajn e Vetting-ut, i akuzuar për falsifikim të dokumenteve shtetërorë

15:54 | 05/09/2018
në Uncategorized
0

Prokuroria ka vendosur që të mos nisë asnjë hetim ndaj komisionerit të Vetting-ut, Lulzim Hamitaj, i cili u akuzua publikisht se ka falsifikuar dokumentat aplikuese për pozicionin në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

“Boldnews.al” ka mësuar të Hënën nga burime zyrtare të Prokurorisë së Tiranës se nuk është regjistruar asnjë procedim penal ndaj komisionerit Hamitaj. Në fund të Korrikut 2018, Partia Demokratike publikoi disa dokumenta, në bazë të të cilave krijoheshin dyshime të forta se Hamitaj ka falsifikuar çertifikatën e njohjes së gjuhës së huaj. Sipas deputeti Enkelejd Alibeaj dhe juristit Gazmend Bardhi, komisioneri Hamitaj duhet të përballet me procedim disiplinor dhe penal për këtë falsifikim, të dokumentuar zyrtarisht.

Por, më shumë se një muaj pas këtij denoncimi publik, Prokuroria nuk e ka vlerësuar të arsyeshme që të nisë procedurat, së paku verifikuese, ndaj Lulzim Hamitaj. Në të njëjtën ditë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike denoncuan publikisht faktin e falsifikimit të dokumentave, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, reagoi zyrtarisht. Në një njoftim të shpërndarë për median, ajo deklaroi se “do të kërkojë verifikimin e rastit nga prokuroria kompetente (e Tiranës)”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kjo deklaratë e Kryeprokurores së Përkohshme rezulton të ketë qenë thjeshtë dhe vetëm një mënyrë për të shmangur kritikat që iu drejtuan asaj për neglizhencë në nisjen e hetimeve ndaj personave të lidhur me Partinë Socialiste.

Pavarësisht “udhëzimit” të Arta Markut, Prokuroria e Tiranës jo vetëm që nuk ka regjistruar procedim penal ndaj Lulzim Hamitaj, por nuk ka kryer as verifikimet minimale për rastin. Burime të “Boldnews.al” pranë Partisë Demokratike deklarojnë se asnjë oficer i policisë gjyqësore apo prokuror nuk është paraqitur pranë zyrave të tyre apo të ketë kërkuar informacione e dokumenta mbi denoncimin publik kundër Komisionerit të Vetting-ut, Lulzim Hamitaj.

Pak javë më parë, edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, në përgjigje të interesimit të “Boldnews.al”, deklaruan zyrtarisht thuajse njëzëri: “Nuk shohim arsye të nisim hetim për komisionerin Lulzim Hamitaj”.

Komisioneri I Vetting-ut, Hamitaj, konsiderohet si “njeriu” i Ëngjëll Agaçit” nga kolegët e tij në Komsionin e Pavarur të Kualifikimit, ndoshta për shkak se si komisioneri, ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë duhet të kenë krijuar njohje gjatë karrierës së tyre avokatore në Romë, Itali.

Deputeti Alibeaj dhe eksperti ligjor i PD-së, Bardhi, prezantuan në një konferencë të posaçme për median gjetjet e tyre mbi dokumentacionin zyrtar të Komisionerit Lulzim Hamitaj. Ky i fundit, në kohën kur kandidonte për anëtar të KPK-së ka dorëzuar, ndër të tjera, edhe një çertifikatë për njohjen e gjuhës angleze, një kriter bazë për kualifikimin në detyrën e kontrolluesit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nga investigimi i Partisë Demokratike, ka dyshime të forta se Lulzim Hamitaj, jo vetëm që nuk ka kualifikimin e duhur, por, për të siguruar një vend në KPK, ka fallsifikuar dokumentin e njohjes së gjuhës së huaj.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, pas publikimit të këtyre fakteve, kërkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisionerët Publikë që të marrin menjëherë masën disiplinore për largim nga detyra të Lulzim Hamitaj, për shkak se nuk plotëson kriteret formale për të qenë në atë detyrë.

Një muaj pas denoncimit, secili prej institucioneve përgjegjëse, përfshirë edhe Prokurorinë, ka vendosur që të mos shqyrtojë dyshimet për fallsifikimin e dokumentave nga ana e komisionerit të Vetting-ut, Lulzim Hamitaj./boldnews.al

Etiketa: komisionerLulzim Hamitajvetting

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Hysaj dhe Gjimshiti para mediave: Me Izraelin të barabartë, i kemi marrë mirë masat

Hysaj dhe Gjimshiti para mediave: Me Izraelin të barabartë, i kemi marrë mirë masat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

08:28 | 26/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 26/12/2025
Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

07:58 | 26/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

07:42 | 26/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

07:34 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025
  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com