Prokuroria e Përgjithshme, ka nisur hetimet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Do të hetohet për mangësitë në formularin e vetdeklarimit për dekriminalizimin. Ish-kryebashkiaku Rroshi nuk ka vendosur dënimin që ka marrë në Itali në vitin 1995, ku është dënuar për dy vepra penale, atë të përdhunimit dhe rrahjes. Prokuroria thotë në njoftimin e saj se ka nisur verfikimi i të dhënave të deklaruara nga subjekti Elvis Rroshi, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimin dhe është regjistruar kryesisht hetimi për kryetarin e dorëhequr të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “Fallsifikimit të dokumentave” në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.