Prokuroria ka rënduar më shumë pozitën e ish-deputetit duke ndryshuar akuzën për Mark Frrokun, nga ndërtim i paligjshëm në ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi.
Kërkesa për ndryshimin e akuzës u bë, në kohën kur pritej pretenca për Frrokun. Avokati i Frrokut Tomin Prendi tha se kërkesa e Prokurorisë nuk qëndron, pasi në kohën kur është kryer vepra ligji nuk ekziston.