Prokurori italian i Catanzaro-s, Nicola Gratteri, thotë se mafia shqiptare është e fortë dhe po fiton terren.
Duke folur për krimin dhe vepritmarin e paligjshme prokurori tha se mafia shqiptare është bashkëpunuese me grupe të tjera.
“Mafia shqiptare është e egër, e fortë dhe aleate me Ndragheta-n dhe po fiton terren çdo ditë dhe më shumë. Bashkëpunimet janë të vazhdueshme edhe me grupime të tjera kriminale siç e tregon edhe menaxhimi i kokainës së rrugës që kontrollohet nga Ndragheta, mafia nigeriane apo grupet kriminale lokale”, ka thënë Gratteri raportojnë mediat italiane.
Pak ditë më parë në operacionin “Lulet e Pranverës” u goditën katër grupe kriminale që vepronin në Itali dhe Shqipëri, ku u arrestuan 27 persona, 21 ishin shqiptarë dhe 6 shtetas italianë.