Prokurori i Tiranës nesër para vetting-ut, si i ka ndryshuar pasuria në vite – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prokurori i Tiranës nesër para vetting-ut, si i ka ndryshuar pasuria në vite

19:51 | 11/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Prokurori Blerim Tominaj, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Tiranës do të përballet të premten më 12 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për Tominajn përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Etleva Çiftja dhe Suela Zhegu.

Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte në këtë prokurori deri në shkrirjen e saj në dhjetor 2019.

Aktualisht, Tominaj është komanduar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Prokurori Blerim Tominaj deklaronte pasuri me vlerë 1.8 milionë lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është rritur me 28 herë dhe kap vlerën e 50.7 milionë lekëve.

Pasuritë e patundshme zënë pjesën kryesore, duke kapur vlerën e 48 milionë lekëve, ndërkohë që prokurori Tominaj deklaron gjithashtu likujditete të akumuluara në cash prej 2.2 milionë lekësh, likujditete në bankë prej 9420 lekësh dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25 milionë lekë. Rreth 70% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit, 22% pagat e familjarëve dhe 7% janë të ardhura të siguruara nga dhënia me qira e një lokali.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, tre prej tyre rezultuan me probleme.

Prokurori Blerim Tominaj rezulton me pasuri të pajustifikuar në vlerën e 3.6 milionë lekëve për vitet 2011, 2012 dhe 2013. Diferencat negative lidhen kryesisht me blerjen e një lokali me vlerë 140 mijë euro përmes huave.

Në vitin 2010, prokurori Tominaj deklaron një huamarrje prej 100 mijë eurosh për blerje apartamenti- por që ndryshon destinacion dhe në vitin 2011 përdoret për blerjen e një lokali me vlerë 140 mijë euro. Për këtë qëllim, subjekti deklaron edhe një hua të dytë prej 8 mijë eurosh.

Nga totali i huave prej 108 mijë eurosh, prokurori Tominaj ka shlyer 61 mijë euro dhe në fund të vitit 2017 rezulton të ketë ende pa shlyer vlerën e 47 mijë eurove.

Në vitin 2016, pasuritë e patundshme të subjektit shtohen edhe me një apartament dhe një lokal në Durrës me vlerë 170 mijë euro. Të dy pronat janë përfituar me dëshmi trashëgimie pas një kontrate sipërmarrjeje me kompaninë e ndërtimit LIM-EM. /BIRN

Blerim-Tominaj-skeda-e-pasurise.jpg

Etiketa: pasuriaProkurori Blerim Tominajprokuroria e tiranesveting

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Avokati i Jaeld Çeles: Prokuroria nuk ka prova, komunikimet në telefon janë indicie

Avokati i Jaeld Çeles: Prokuroria nuk ka prova, komunikimet në telefon janë indicie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com