Procesi “i komplikuar” i dixhitalizimit të transmetimeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Procesi “i komplikuar” i dixhitalizimit të transmetimeve

20:07 | 13/09/2018
në Shqiperi
0

Dilfirus VRIONI – Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Publikun në AMA

Ditët e fundit fatmirësisht u fol në media për procesin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive. Edhe pse ky proces ka kohë që ka nisur edhe AMA ka kohë që bën ç’është e mundur që televizionet, radiot dhe gazetat të marrin vëmendjen e publikut në lidhje me procesin por me sa duket deri në momentin që u ndërprenë transmetimet për qarkun e Tiranës dhe Durrësit të gjithë ishin “të painteresuar”.

 Një historik i shkurtër

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Në vitin 2012, qeveria miratoi vendimin për Strategjinë Kombëtare për Kalimin nga Transmetimet Analoge tek ato Dixhitale. Sipas vendimit, brenda datës 17 qershor të vitit 2015, asnjë televizion shqiptar nuk mund te transmetonte më në analog, por të gjithë duhet të kalonin në transmetime dixhitale. Vendimi për të kaluar në transmetime dixhitale ishte i diktuar nga zhvillimet e reja teknologjike dhe është një detyrim që Shqipërisë i rrjedh nga Marrëveshja e vitit  2006  GE 06, ratifikuar nga Kuvendi i Republikës në vitin 2007.

Kalimi nga transmetimet analoge në transmetimet numerike është një proces global i detyrueshëm për të gjitha vendet, që koordinohet nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve, ndryshe i njohur si ITU. Shqipëria bën pjesë në rajonin 1 sipas ndarjes territoriale të ITU-së. BE dhe ITU e kanë bërë të detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare kalimin nga analog në dixhital për arritjen e përdorimin më efektiv të frekuencave. Frekuencat janë pasuri e kufizuar. Transmetimi dixhital zë shumë më pak hapësirë frekuencash se sa ato në analog. Ose e thënë ndryshe, për të njëjtin brez frekuencash transmetimi dixhital siguron disa herë më shumë kanale se sa ai analog.

Qershori 2015 u vendos nga GE 06 dhe më pas u mbështet edhe në Ligjin 97/2013 “Për median audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë” si afat fundor për kalimin e të gjitha transmetimeve ne dixhital, detyrim ky i përcaktuar dhe i sanksionuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve.

Pra, siç kuptohet transmetimet që po ndërpriten në vitin 2018 në çdo qark njëri pas tjetrit në fakt duhet të ishin ndërprerë tre vite më parë. Nga qershor 2015 deri ne shtator 2018, Shqipëria ka mbi tre vjet që shkel marreveshjen GE 06 dhe për këtë disa herë i është tërhequr veshi nga BE. Në Progres Raportin e Vitit 2018 thuhet qartë se: Shqipëria duhet të fokusohet në finalizimin e procesit të përmbylljes së digital switchover, lirimin e dividentit dixhital, rishikimin e planit kombëtar të frekuencave me objektiva dhe targete të qarta.

“Duke marrë parasysh zhvillimet teknologjike, mundësitë e përfitimit ekonomik dhe përdorimit më efektiv të spektrit të frekuencave rekomandohet që Shqipëria të kalojë direkt në implementimin e sistemit më të avancuar DVB-T2,”- kështu citohet në VKM nr. 292 “Për Miratimin e Strategjisë Kombëtare të Kalimit nga Transmetimet Analoge në ato Dixhitale.”

Duhet të përmendim në historinë e dixhitalizmit edhe Radio Televizionin Shqiptar, një aktor tjetër shumë i rëndësishëm i procesit, i cili ka ndërtuar rrjetin në të cilin kanë vendosur të mbështeten një pjesë e madhe e televizioneve. Rrjeti i ndërtuar nga RTSH është i teknologjisë DVB-T2, si një zgjerim i standardit ekzistues DVB-T. Një zgjerim i tillë rezulton në rritjen me 30-50% të efektshmërisë së DVB-T2, kundrejt DVB-T, teknologji e cila është miratuar më Strategjisë Kombëtare te Kalimit nga Transmetimet Analoge ne ato Dixhitale.

 

Dixhitalizimi po ndodh

Pra siç u kuptua, dixhitalizmi as nuk ka nisur sot, as nuk është një pikë që mund të shmanget nga AMA apo nga ndonjë institucion tjetër, ashtu sikurse edhe teknologjia që do të përdoret, pra dekoderat e tipit universal DVB-T2 me ndërfaqe të përbashkët. Apo në rastin tjetër, televizorët që e kanë të inkorporuar këtë tip dekoderi. Pra, kur themi duhet blerë dekoder, nuk themi duhet blerë një platformë private por një dekoder universal i cili ju jep aksesin në 34 kanalet pa pagesë.

Nga ana e saj AMA e ka patur shumë të qartë rolin e përcaktuar nga Startegjia, AMA ka informuar publikun mbi procesin e dixhitalizmit të transmetimeve. AMA ka gati dhe ka shpërndarë në çdo aktivitet të saj Broshurën Informuese, ku i jepet përgjigje të gjitha pyetjeve mbi procesin. Po ashtu, edhe fletëpalosjen ku gjendet informacini i koncentruar. Në radio dhe televizione që nga prilli i vitit 2016 janë dhënë rreth 300 intervista nga specialistë dhe teknikë të AMA-s ku kanë shpjeguar aspekte të veçanta të procesit. Reklamat ku është shpjeguar ana teknike nuk kanë munguar përgjatë gjithë periudhës së fushatës së informimit të publikut. Dy numra telefoni kanë qënë në dispozicion të të interesuarve mbi procesin që nga prilli 2016.  Po ashtu, janë organizuar takime me operatorët edhe konferenca ndërkombëtare në lidhje me digjitalizmin e transmetimeve, janë publikuar edhe botime shkencore. A mund të bëhej më shumë? Natyrisht që mund të bëhej.

Siç e kuptoi i gjithë publiku transmetimet dixhitale operojnë me sukses tanimë në qarkun e Beratit, Fierit dhe Korçës. Sa për qarkun e Tiranës dhe Durrësit disa herë është shtyrë afati për të filluar transmetimet dixhitale, kjo sepse njerëzit nuk kanë qenë gati, si me shumë mundësi nuk do ishin bërë asnjëherë gati, duke filluar së pari nga familja ime. Prindërve të mi ua kisha thënë disa herë që transmetimet do të ndërpriteshin në datë 10 shtator por ata nuk me morën seriozisht derisa në mëngjesin e datës 10 shtator televizori nuk po shfaqte asnjë kanal.

Në këtë pikë dua të qartësoj, se kanalet në datën 10 shtator ishin në transmetim me programet që ato ofrojnë. Asnjë kanali nuk u nderpre sinjali nga AMA. Të gjitha familjet e pajisura me dekoder DVB-T2 apo me aparat televizori që e ka të inkorporuar këtë lloj dekoderi vazhduan të shihnin të qetë transmetimet. Të tjerët, ata që prej prillit 2016, nuk i kishin dëgjuar thirrjet e AMA-s për kalimin e transmetimeve nga analoge në dixhitale, mbeten pa sinjal, kjo si neglixhencë e tyre. Por, është i dallueshëm fakti që AMA, nuk i ka mohuar informacionin qytetarit.

Nga ana tjetër, si institucion që ka detyrime për të përmbushur duhet që ta kryejë procesin dhe ta përfundojë në gjithëterritorin e vendit. Pra, AMA nuk ka shkeluar asnjë të drejtë Kushtetuese të Popullit të Republikës së Shqipërisë.

Qytetarët, besoj se me interesin e lartë që kanë për median audiovizive, do t’ia krijojnë kushtet vetes për të pasur pajisjet e duhura teknologjike, tani që e kuptuan ku konsiston procesi, i cili nuk ka kthim mbrapa. Deri më sot 88 mijë dekodera janë shpërndarë falas për familjet që janë përfituese të skemës së ndihmës sociale, të mundësuara këto nga qeveria. Siç i është subvencionuar për vitin e parë taksa për mbarjtjen e rrjetit të televizioneve lokale, rajonale, në një prej platformave dixhitale që operojnë në treg.

Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe Europë që akoma nuk e ka kryer procesin. E dimë që për shumë prej familjeve shqiptare është e vështirë përqafimi i një teknologjie të re. Ky proces ka marr kohën e tij edhe në vendet fqinje. AMA nga ana e saj është e angazhuar me gjithë stafin, që informacioni të shkoj te qytetari dhe të kalohet ky moment delikat. Po ashtu, kërkojmë edhe mbështejtjen e gazetarëve, opinionistëve dhe kujdo që ka akses në pubik që të ndihmojë për të qartësuar situatën dhe jo për të krijuar konfuzion.

Dixhitalizmi po ndodh, ky është lajm i mirë, le të mundohemi, të gjithë bashkë që lajmi i mirë të përbëjë lajm. Askush nuk do mbesë pa sinjal, të gjithë do kenë në shtëpitë e tyre, transmetime me cilësi më të mirë dhe larmishmëri më të madhe programesh.

 

Etiketa: amàDVB-T2

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Numri 7 i Realit: Jam i guximshëm, ëndërroj Spanjën

Numri 7 i Realit: Jam i guximshëm, ëndërroj Spanjën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com