Pro zgjatjes së mandatit të “Vettingut”? PD: Kur të shohim propozimin do të vendosim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pro zgjatjes së mandatit të “Vettingut”? PD: Kur të shohim propozimin do të vendosim

18:29 | 01/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Shqipëri, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian, Luigi Soreca, foli sot për nevojën e zgjatjes së mandatit të institucioneve që kryejnë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të çuar deri në fund këtë proces. Rishikimi i mandatit kërkon një ndërhyrje në kushtetutë. Shumica socialiste është shprehur në favor dhe ka njoftuar nisjen e përgatitjeve për këto ndryshime, të cilat kërkojnë dhe konsensusin e opozitës

Në Qershor të vitit të ardhshëm, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve publikë u mbaron mandati 5 vjeçar. Sipas parashikimeve në fuqi, rolin e tyre do të duhet të kryejë Këshilli i Lartë Gjyqësor, në rastin e gjykatësve dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë në rastin e prokurorëve. Ndërkohë që Kolegji i posaçëm i Apelit ka një mandat më të gjatë.

Ndërsa shumica socialiste është shprehur në favor të zgjatjes së mandatit, sot në mbështetje të kësaj alternative u shpreh dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian Luigi Soreca: “​Është urgjente të garantojmë përfundimin e procesit të vetingut: është thelbësore që të gjitha rastet e vetingut në pritje të përfundojnë në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, duke ruajtur konsistencën dhe integritetin e procesit.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Kjo kërkon një zgjatje të kufizuar kohore të mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe komisionerëve publikë. Sigurisht që i takon parlamentit dhe qeverisë të përcaktojë kufijtë e saktë kohorë të një zgjatjeje të tillë, në konsultim me palët përkatëse të interesit“.

Zgjatja e mandatit kërkon ndryshime kushtetuese, e për pasojë një shumicë me dy të tretat e parlamentit, gjë e cila bën të pashmangshëm dhe konsensusin e opozitës, e cila ende nuk është shprehur publikisht për qëndrimin e saj ndaj kësaj çështjeje. Partia Demokratike i tha Zërit të Amerikës se “kur të ketë një propozim konkret për çështjen, PD do ta diskutojë dhe do të marrë një vendim”.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e organizuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, (KLGJ), ambasadori Soreca vuri theksin dhe në disa aspekte të tjera të reformës në Drejtësi, që sipas tij duhet të trajtohen po me urgjencë: “Është thelbësore të angazhohemi për garantimin e efikasitetit të gjykatave, përfshirë përfundimin e punës në vazhdim për hartën gjyqësore dhe sistemin e ri të menaxhimit të rasteve. Është e rëndësishme të kihet parasysh roli themelor i Shkollës së Magjistraturës dhe burimet e saj”.

Harta e re gjyqësore ka mbetur prej më shumë se një vit, peng i mosmarrëveshjeve mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i ri Ulsi Manja tha sot se shumë shpejt kjo çështje do të marrë zgjidhje: “Dje ka patur një rishikim të projektit të hartës së re gjyqësore në KLGJ dhe shumë shpejt harta do të vijë në Ministrinë e Drejtësisë e rishikuar”.

Zëri i Amerikës ka mësuar se rishikimi nuk ka të bëjë me thelbin e propozimit të KLGJ, që çon në një reduktim drastik të numrit të Gjykatave duke lënë mes të tjerave vetëm një gjykatë Apeli. Alternativa që po diskutohet është ajo që shërbimet administrative të mbeten në qytetet ku janë, për të mundësuar ofrimin e veprimeve të para gjyqësore./ VOA

Etiketa: Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit EuropianLuigi SorecaPDPro zgjatjes së mandatit të “Vettingut”?

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Berisha nga Vlora: Nuk ndërmora dialogun me demokratët për largimin e Bashës që në 2017

Berisha: Çdo marrëveshje me PS duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar i PD

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com